E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi emëroi shefat e rinj në 12 komunat paralele

Në 12 komunat “paralele serbe” në Kosovë, më 30 maj Serbia ka emëruar kryetarët e rinj dhe këshillat e përkohshme komunale, të cilët vijnë nga partia SNS e Tomislav Nikolicit, president i Serbisë.

Pak para zgjedhjeve komunale të vjeshtës pritet që Hashim Thaçi do t’u siguroj këtyre serbëve karrige në komunat e Kosovës, të cilët do angazhohen në procesin e shuarjes së strukturave komunale paralele. Kryeministri Thaçi pritet t’u hap derën edhe këtyre shefave serb, të cilët që nga 1999 luftuan kundër Kosovës, shkruan “Bota Sot”.

Më 30 maj Qeveria e Beogradit i shkarkoi 12 kryetarët e komunave paralele dhe asambleistët, të cilët nuk i përkisnin partisë SNS së Tomislav Nikolicit.

Ky vendim ka për qëllim eliminimin e atyre përfaqësuesve serb që nuk e mbështesin marrëveshjen e Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë, sikurse eliminimin e mbështetësve të idesë për formimin e së ashtuquajturës “Kuvendi i Krahinës Autonome të Kosovës”, që është paralajmëruar se serbët do ta shpallin më 6 qershor në veri të Kosovës./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›