E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të vdekur në Frankfurt, arrestohet kosovari


Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj një autobusi me ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit, në Gjermani.
Shoferi i autobusit dhe një ushtar mësohet të kenë vdekur, teksa dy ushtarë të tjerë janë plagosur.

Një 21-vjeçar nga Kosova, i dyshuar për krimin, është arrestuar pas të shtënave para Terminalit 2 të aeroportit të dytë më të madh të Evropës, njofton BBC-ja.

Zëdhënësi i policisë, Jurgen Linker theksoi për gazetën gjermane “Die Welt” se incidenti duket se ka ndodhur brenda autobusit.

Korrespondenti i BBC-së në Berlin, Stephen Evans, theksoi se aeroporti nuk është shumë larg bazës ajrore të Ramsteinit, ku ndodhet selia e Forcave Ajrore amerikane për Evropën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›