E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB vlerëson luftën e Kolumbisë ndaj drogës


Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve vlerësoi pozitivisht luftën e autoriteteve kolumbiane ndaj karteleve, ndërsa hoqën vendin nga lista e vendeve që kanë nevojë për një vëmendje të veçantë.
 

Në raportin e publikuar sot shkruhej se Kolumbia mbetet ende prodhuesi më i madh i kokainës në botë, por lufta ndaj drogës ka dhënë efekt në shkurtimin e ndjeshëm të eksporteve.

Institucioni, i cili është një strukturë e ngritur prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara, vlerësoi përpjekjet e vendit amerikano-jugor, duke thënë se forcimi i instucioneve dhe sistemit gjyqësor ka inkurajuar forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›