E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gadafi “pushton” internetin

Popullariteti i liderit të Libisë Muamar Gadaffi mund të vihet në diskutim brenda vendit të tij, por në botën e internetit, Gadaffi ka pushtuar sitet ndërkombëtare. Lideri i shumepërfolur, i cili ka shqetësuar të gjithë politikën ndërkombëtare, duket se ka sjellë frymëzim tek njerezit të cilët e kanë bërë atë pjesë të video- parodive, që qarkullojnë në internet.
 

Të tilla video e shfaqin Gadafin në situata qesharake. Ndër to, një video e cila ka pasur rekord në shikueshmëri, ka qënë një video e stitur mes Hitlerit dhe Gadafit. Hilter telefonon kolonelin nga bunke i i tij, në të cilin ishte fshehur gjate fundit të luftës së Dytë Botërore. "Ti duhet të zhdukesh. Askush nuk do që ti të drejtosh më Libinë" thotë Hilteri gjatë telefonatës me Gadafin.
" Kjo është absurd. Unë nuk do të largohem asnjëherë, unë do të qëndroj në Libi, dhe nuk mund të mposhtem. Ju jeni të çmendur" i përgjigjet Gadafi.
 

Një tjetër foto montazh është koloneli i cili këndon këngën e Gene Kelly, në videoklipin e tij dhe këndon këngën " Im killinig in te Rain" dhe një tjetër ku Gadafi luan në rolin e ujkonjës, duke hedhur një bombë, në personazhet e njohur për fëmije të Looney Tunes. Dhe ajo cka nuk mund të mungonte ishte dhe një video, ku Gadaffi përpiqet tia mbathë katër figurave të rëndësishme politike, Sekretares së shtetit amerikane Hillary Klinton, Kancelares gjermane Angela Merkel Presidentit francez Nikola Sarkozi dhe Kryediplomates se BE-se Kathrin Ashton.
 

Të tilla video që luajnë me figurat e rëndësishme e politike, janë një metode e bukur groteske për ti bërë ata qesharake. Shumë video qarkullojnë të këti lloji, për Xhorxh Bush, Bin Laden apo dhe Barak Obamën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›