E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të vdekur në aksidente trafiku

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik. Njëri rast ka ndodhur në fshatin Planqor të Gjakovës dhe njëri në Nedakovcë të Vushtrrisë.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksidentin në rajonin e Gjakovës jetën ka humbur një femër e cila në momentin e aksidentimit ishte duke lëvizur rrugës së fshatit.

Policia ka arrestuar një femër e cila me veturën e saj dyshohet se kishte goditur viktimën. Ajo me urdhër të prokurorit po mbahen në ndalim policor, përderisa njësiti i trafikut po merret me hetimin e aksidentit.

Ndërsa në Nedakovcë të Vushtrrisë, një fëmijë ka humbur jetën pasi që me datën 31 dhjetor 2012, kishte pësuar një aksident trafiku. Fëmija ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Edhe me këtë rast është duke u marrë njësiti i trafikut rajonal.

Policia bënë të ditur se gjatë njëzetekatër orëve të fundit kanë ndodhur 38 aksidente trafiku, prej të cilave dy me pasoja fatale, nëntë me persona të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale. Ndërsa njësitet e trafikut dhe ato patrulluese kanë shqiptuar 583 tiketa kundërvajtëse ndaj shkelësve të rregullave të trafikut./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›