E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njofton se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2012/2013 do të fillojë nesër.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Kosovës me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë mësimor, duke u dëshiruar sukses gjatë kësaj periudhe të vitit shkollor.

“Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, shfrytëzoj rastin që përzemërsisht t''ju uroj fillimin e këtij gjysmëvjetori, me dëshirën më të mirë që të kemi suksese të vazhdueshme dhe të pandërprera”, thotë ministri Buja./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›