E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy te vdekur ne dy aksidente rrugore



Arkiv Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një kalimtari është regjistruar mbrëmjen e sotme tek kryqëzimi i doganës në Tiranë.

Sipas informacioneve të fundit, shtetasi Kujtim Isakaj është përplasur për vdekje nga një furgon teksa kalonte rrugën.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se Isakaj ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që drejtuesi i furgonit është ndaluar nga policia.

Kjo e fundit pritet të zbulojë nëse aksidenti ishte përgjegjësi e plotë e furgonit, apo nëse kalimtari po kalonte rrugën me semaforin e kuq.

Ndërkohë, në një aksident Aksidente rrugoreDurrës, aksident rrugor, shuhet familja Aksident në Thumanë, 2 persona humbin jetën Pogradec, kamioni bie në humnerë, 5 të plagosur analog ka humbur jetën para pak minutash një tjetër person, këtë herë në aksin Tepelenë-Përmet.

Autoritetet policore lokale njoftojnë se një veturë me targa italiane ka përplasur për vdekje shtetasin Flamur Hajdini, 55 vjec.

Mësohet se pasi ka goditur kalimtarin, drejtuesi i veturës e ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndër aksidentet më të rënda rrugore të ndodhur gjatë muajit në vend ka qenë ai në Durrës, ku një familje e tërë nga fshati Gjepalaj i Shijakut u shua në orët e para të 14 tetorit.

Automjeti me të cilin udhëtonin katër persona, dy bashkëshortë dhe fëmijët e tyre, doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

Aksidenti ndodhi gjatë orëve të natës, por vetëm në mëngjes tragjedia u zbulua nga kalimtarët, që panë automjetin e përmbysur.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Bulqizë, ACR shkarkon tre përgjegjës
Kompania ACR në Bulqizë ka mbajtur një mbledhje ku ka analizuar aksidentin e ndodhur me shpërthimin që vrau një minator dhe plagosi 8 të tjerë. Vrasja, të afërmit: U qëllua i lidhur me pranga
Të afërmit e 33-vjecarit Endri Bejta që humbi jeten ne konfliktin e ndodhur ne ambientet e Gjykates se Lezhes, kane pretendimin e tyre, se ai humbi jeten gjate kohes qe ishte i lidhur me pranga.
Vrasja në Tiranë, përcaktohet identikiti i autorit
Disa orë pas vrasjes së 62-vjecarit Rrapo Sinanaj, policia publikon të dhenat mbi të dyshuarin kryesor të këtij krimi, i cili është një i ri rreth moshës 28-30 vjec, brun dhe trup mesatar i mbushur. Familja Hoxha: Protestë për drejtësi
Zvarritja për 16 vjet e zbardhjes së fatit të biznesmenit shqiptar Remzi Hoxha dhe mosekstradimi në Shqipëri nga Britania e Madhe njërit nga të dyshuarit për vrasjen e tij, Ilir Kumbaro, ka shtyrë familjarët dhe shumë qytetarë të protestojnë tek Ambasada Britanike në Prishtinë. Elbasan, qëllohet me armë 23-vjecarja
Një vajzë 23-vjecare ka mbetur e plagosur rëndë pasditen e sotme në Elbasan, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person.

Lajmet kryesore

Bulqizë, ACR shkarkon tre përgjegjës
Masat pas incidentit të fundit në minierë
Parandalimi i borxhit
Regjistrimi do të vazhdojë
Ish-diplomati britanik, libër për Kosovën
Aleanca Kuqezi: Censusi dështoi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›