E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy të vrarë nga të shtënat në qendër tregtare

Policia në Oregon të Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se një person i armatosur ka hapur zjarr brenda një qendre tregtare në qytetin Portland, duke vrarë të paktën dy njerëz dhe plagosur një tjetër.

Po ashtu konfirmohet se sulmuesi më pas ka vrarë veten.

Identiteti i tij nuk është bërë i qartë ende, ashtu si as motivi i të shtënave, raporton Rel. 

Dëshmitarët thonë se sulmuesi i dyshuar ka bartur një maskë të bardhë dhe rroba të stilit ushtarak kur ka hapur zjarr./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›