E Diel, 1 Nëntor 2026

Korpusi i Paqes sjellë 20 vullentarë në Kosovë

Korpusi i Paqes me qendër në Washington, i ka rrënjët që nga viti 1961 kur atëbotë presidenti John Kennedy, kërkoi themelimin e tij me qëllim që vullnetarët amerikanë t’i shërbenin vendit duke jetuar dhe punuar në vendet në zhvillim. Si agjenci e qeverisë federale që sot quhet Peace Corps dhe i përkushtohet miqësisë dhe paqes botërore.

Deri tash ka dhënë mbi 210 mijë vullnetarë që kanë shërbyer në 139 vende të botës duke punuar në çështjet nga më të ndryshmet si në teknologjinë informative, ruajtjen e ambientit, në arsim, etj.

Kosova do të jetë vendi i 140 ku do të punojnë vullnetarët amerikanë të Korpusit të paqes, ndërsa tri qëllime kryesore të agjencisë janë: të ndihmojnë njerëzit në vendet në zhvillim që të plotësojnë nevojat e tyre me fuqi punëtore, të ndihmojnë popujt të cilëve u shërbejnë për të njohur më mirë amerikanët, dhe t’i ndihmojnë amerikanët të njohin më mirë kulturat dhe popujt e vendeve të tjera, raporton RTK.

Rreth 20 vullnetarë mësimdhënës nga Shtetet e Bashkuara do të vijnë në Kosovë si pjesëmarrës aktivë në orët e mësimit në shkollat e Kosovës në arsmin parauniversitar. Këta vullnetarë do të vendosen në familjet e qytetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë, ndërkaq rreth aktivitetit dhe lokacioneve të veprimtarisë së tyre do të vendosë Ministria e Arsimit.
Si vullenatër të Paqes kanë shërbyer shumë individë prominentë sot në politikën amerikane, në shërbimin e jashtëm, në gazetari, arte dhe në fushën e biznesit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›