E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy terroristë të Al-Kaidës arrestohen në aeroportin e Kajros

KAJRO- Dy anëtarë të organizatës terroriste Al Kaida janë arrestuar mëngjesin e sotëm në aeroportin e Kajros, njoftuan autoritetet aeroportuale në kryeqytetin egjiptian.

Dy të arrestuarit mbërritën në Kajro nga Stambolli, ndërkohë që me vete kishin ''edhe katër valixhe ku ndodheshin disa uniforma ushtarake dhe armë, pistoleta të tepive të ndryshme dhe po ashtu një kompjuter portabël ku ndodheshin një mesazh i Ayman Al-Zawahiri dhe ''informacione të posaçme dhe instruksione për të kryer disa sulme terroriste në Sinai''.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›