E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, arrestohet një 22-vjeçar pedofil, bënte seks me një 13-vjeçare

ELBASAN-Sërish të tjera raste të abuzimit seksual me të mitura në qarkun e Elbasanit.

Këtë herë pre e bazimit seksual ka rënë një 13-vjecare me iniciale D.D në Elbasan. Mësohet se e mitura është përdhunuar nga një 22-vjecar, i cili është arrestuar nga policia, përkatësisht shtetasi, Bajram Qosja.

Ky i fundit është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi akuzohet se ka kryer marrdhënie seksuale në mënyrë sistematike me te miturën, pa dëshirën e kësaj të fundit.

Kanë qenë prindërit e të miturës ata që kanë bërë denoncimin në polici, pasi kanë mësuar nga vajza e tyrë, këtë ngjarje te rëndë.

Ndërkohë, po nga policia e Elbasanit për të njëjtën akuzë, në pranga janë vënë edhe dy persona të tjerë, Elton Alla dhe Kodhe Hoxha nga Prrenjasi. Këto dy persona në maj të vitit 2012, kanë përdhunuar një 15-vjecare.

Ngjarja është denoncuar nga vetë e mitura, ndërsa policia ka vënë në pranga edhe vëllain e saj, i cili pasi mësoi ngjarjen goditi më mjete të forta dhe më pas e mbylli në bagazhin e makinës së tij një prej dhunuesve në tentativë për ta vrarë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›