Pronari i kokaines u largua nje dite para operacionit
Pronari i kokaines qe u sekuestrua disa dite me pare nga Prokuroria e Krimeve te Renda eshte arratisur nje dite para se malli te mberrinte ne territorin shqiptar. Biznesmeni D.B. eshte larguar ne nje nga vendet fqinje dhe para largimit ka biseduar me shtetasin Eduart Pelushi qe ta priste mallin ne Durres. Ky i fundit eshte ngarkuar nga biznesmeni qe te interesohej per sasine e orizit qe priste nga Holanda dhe pasi ka marre kontakt me drejtuesit e anijes eshte prangosur ne flagrance. Pritesi i sasise se kokaines ka qene shtetasi D.B. i cili eshte larguar nga Shqiperia para se te vinte lenda narkotike. Ai eshte shpallur ne kerkim nderkombetar dhe ka informacione se ky person ndodhet ne nje nga vendet fqinje te Shqiperise thane burimet nga akuza qendrore. Sipas tyre hetuesit e ceshtjes kane verifikuar emrin e ketij biznesmeni ne sistemin TIMS dhe ka rezultuar se ai eshte larguar nga vendi yne. Hetimet e prokurorise kane percaktuar se kontejneri ka mberritur ne Shqiperi diten e shtune dhe dy dite me pas ne fillim te kesaj jave disa persona jane paraqitur te sasia e orizit per ta zhdoganuar. Hetuesit saktesojne se i arrestuari Eduart Pelushi ishte i autorizuar nga D.B. per te terhequr orizin nga porti dhe per ta zhdoganuar. Hetimet kane percaktuar te gjithe itinerarin e lendes narkotike ndersa te arrestuarit jane marre ne pyetje nga organi i prokurorise. Ata nuk kane pranuar te japin shpjegime duke deklaruar procedurat qe kane ndjekur per sasine e orizit dhe u jane shmangur te gjitha pyetjeve qe kishin te benin me sasine e kokaines ndersa kane kerkuar edhe perfaqesues ligjor. Pritet qe gjate dites se sotme te arrestuarit te dalin per vleresimin e mases se sigurise.
Eduart Pelushi drejtues i firmes Pesjaka e cila merret me import dhe eksport te mallrave kryesisht ushqimore eshte nje nga te arrestuarit e ketij operacioni policor. Vec tij eshte arrestuar edhe ndihmesi e tij Ergys Salku por nga te dhenat konfidenciale kane mbetur nen hetim dy persona te tjere qe kane mundur ti shpetojne arrestimit. Nga te dhenat mesohet se operacioni i koduar Kontejneri latin u realizua nga Prokuroria per Krime te Renda. Hetimet lidhur me kete procedim kane filluar nje muaj me pare pas komunikimit mes autoriteteve gjyqesore te Holandes dhe Prokurorise se Pergjithshme te cilat ne baze te hetimeve te kryera prej tyre kishin identifikuar ne Portin e Roterdamit nje ngarkese prej 8 kilogramesh kokaine te fshehur ne paletat e nje ngarkese me thase orizi nisur nga qyteti Santa Cruz i Bolivise me destinacion Portin e Durresit. Gjate periudhes se transitimit te ngarkeses nga Roterdami ne La Valeta te Maltes dhe deri ne mberritjen ne Durres jane mbajtur komunikime te vazhdueshme dhe kembim i frytshem informacioni mes autoriteteve holandeze malteze dhe Zyres se Marredhenieve Juridiksionale me Jashte ne Prokurorine e Pergjithshme.