E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transparenca ndaj klientit bankat private kerkojne ndryshim te rregullores



Ervin KOCI

Ne nje kohe qe Banka e Shqiperise u ka kerkuar bankave te nivelit te dyte shtimin e kreditimit per ekonomine keto te fundit kane kerkuar ndryshim te rregullores se mbikeqyrjes bankare. Kjo kerkese ka ardhur si nje kunderpergjigje e nismes se BSH-se per ta bere sa me transparent sektorin bankar karshi klienteve. Sipas eksperteve te sektorit bankar ne vend nje kerkese e tille e bere nga Shoqata e Bankave ne emer te te gjitha bankave te nivelit te dyte ne vend flet per nje kerkese e cila do te kufizonte transparencen bankare. Kerkesa eshte bere dje zyrtarisht gjate nje takimi qe BSH-ja ka pasur me perfaqesues te bankave te nivelit te dyte ne vend. Keta te fundit i kerkuan BSH-se nje rregullore mbikeqyrese me fleksible per tu krijuar bankave me shume hapesira per kreditim. Indrit Banka Drejtor i Departamentit te Mbikeqyrjes ne Banken e Shqiperise tha se ndryshimet e rregulloreve synojne te sjellin lehtesim te ofertes per kredi ne tregun bankar.

Ndryshimet
Per te shmangur demet qe do ti vinin ekonomise nga nje kreditim i paket BSH-ja ka vendosur tju krijoje bankave kushtet per te dhene me shume kredi. Gjate takimit te zhvilluar dje mes BSH-se dhe drejtuesve te bankave te nivelit te dyte u diskutuan ndryshimet rregullative qe do ti propozohen Keshillit Mbikeqyres te BSH-se.
Ndryshimet pergjithesisht synojne te lehtesojne mbikeqyrjen e rrepte qe u vendos pas krizes financiare globale dhe ne pjesen me te madhe keto ndryshime u mirepriten nga bankat. Per nente muajt e pare te ketij viti kredia eshte rritur me vetem 4.6 rritja me e ulet ne 12 vitet e fundit. Pavaresisht situates Drejtori i Departamentit te Mbikeqyrjes prane BSH-se deklaroi se sistemi bankar eshte i shendetshem e megjithate do te merren masa qe kreditimi te jete me i mire. Ndersa Kryetari i Shoqates Shqiptare te Bankave Gazmend Kadriu u shpreh se eshte nje nisme mjaft pozitive diskutimi i nisur me grupet e interesit.

Statistikat
Sektori bankar ka vijuar nivelet e uleta te kreditimit edhe ne muajin shtator. Sipas te dhenave te BSH-se kredidhenia gjate vitit 2010 vazhdon te jete e ngadalte. Ne fund te muajit shtator kredia rezultoi me nje rritje prej vetem 0.3 per qind krahasuar me muajin gusht dhe vetem 4.6 per qind krahasuar me fillimin e vitit. Me kete ritem rritjeje kredia eshte gjithnje e me e orientuar drejt rritjes me te ulet ne 12 vitet e fundit periudhe per te cilen ekzistojne statistika zyrtare te publikuara nga BSH-ja. Pervec shtrengimit te kushteve per dhenien e kredive nga ana e bankave te nivelit te dyte Banka Qendrore po sheh me shqetesim nje kerkese gjithnje te ulet nga ana e sektoreve te ekonomise per kreditim. Bashke me aktoret e tjere te sistemit bankar sipas Guvernatorit te BSH-se po studiohen menyrat per te ndikuar ne rritjen e ketij treguesi. Analizat tona mbi kreditimin e ekonomise tregojne se kerkesa e ekonomise eshte ende e ulet si dhe numri i projekteve te vlefshme per te kredituar eshte ende i vogel. Ky problem perben nje shqetesim konstant per Banken e Shqiperise. Per kete qellim se bashku me sistemin bankar jemi duke vleresuar masat e nevojshme qe mund ti sherbejne rritjes se kreditimit ne perputhje me nevojat strukturore e ciklike te ekonomise - eshte shprehur disa dite me pare Guvernatori Ardian Fullani.

Amnistia Fiskale ndan dhe bashkon politiken

Propozimet e komunitetit te biznesit per realizimin e nje amnistie fiskale ende nuk ka gjetur vullnetin e mire te faktorit politik ne vend. Perfaqesues te dy kampeve politike shprehen pozitivisht per realizimin e kesaj amnistie por ato cilesojne se duhet nje diskutim i gjere per kete pse jo dhe referendum. Deputetja e PS-se Mimi Kodheli shprehet se Shqiperia duhet te marre modelet me te mira te vendeve qe e kane bere kete amnisti. Cilat do te jene mekanizmat qe do perdoren per te ulur evazionin fiskal pas amnistise. Duhet nje diskutim i gjere me grupet e interesit ndoshta deri ne referendum per te realizuar amnistine. Subi Hida thote qe do te ishte me mire qe para deklarimit integral te te ardhurave te behej nje amnisti fiskale cka do te ndihmonte individet por edhe ekonomine shqiptare. Nderkohe burime kofidenciale nga Ministria e Financave shprehen se akoma nuk ka asgje konkrete dhe se draftet e paraqitura nga komuniteti i biznesit nuk jane shqyrtuar ende.

Punonjesit e HEC-it te Kalivacit ne greve urie 7 muaj pa rroga

Punonjesit per hidrocentralin e Kalivacit ne Tepelene kane hyre ne greve urie qe prej pasdites se djeshme. Ata pretendojne se nuk jane paguar per punen e tyre qe prej shtate muajsh ndersa theksojne se negociatat me firmen kane deshtuar. Kemi shtate muaj pa marre rrogat. Paralajmeruam per greven e urise por serish nuk na u dhane rrogat. Keshtu nuk kishim rruge tjeter dhe nisem greven- shprehen punonjesit. Mesohet se punonjesit e HEC-it te Kalivacit jane ngujuar ne zyrat e firmes dhe kercenojne se nuk do te dalin prej andej pa marre parate e tyre.

FMN Kriza ekonomike 20 milione te papune ne bote

Kreu i FMN-se ka theksuar se 20 milione persona ne bote kane humbur vendet e tyre te punes si rezultat i krizes ekonomike por ka shtuar se prioritet i politikave per ndertimin dhe zhvillimin e ekonomise se botes duhet te jete programi i krijimit te vendeve te reja te punes. Domink Straus duke ju drejtuar krereve te grupit G-20 u ka kerkuar atyre te perpilojne nje program te caktuar dhe efektiv ne zgjidhjen e problemeve dhe sfidat e sistemit monetar nderkombetar. Sipas kreut te FMN-se popujt e botes jane ne pritje te lajmeve te mira nga takimi i krereve te grupit G-20 per forcimin dhe potencialit dhe kontrolli mbi sistemin monetar te botes. Sipas Straus qeverite perkatese duhet te zgjedhur shembuj dhe modele te reja per rritjen dhe zhvillimin e ekonomise se vendeve te tyre duke u mbeshtetur ne kerkesen dhe konsumin e brendshem. Ai gjithashtu ka ritheksuar se krijimi i vendeve te reja te punes dhe ulja e nivelit te papunesise duhet te jete ne prioritet te politikave te globalizimit te ekonomise.

3 Nentor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›