Dy vjet nga 21 janari socialistet apel per drejtesi

Dy vjet pas demonstratës së 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 persona, socialistët bëjnë apel për drejtësi. Por deputeti Pandeli Majko nuk është optimist.
“Po të shikosh sesi ekspertët flasin përballë gjyqësorit sot, ku përfaqësuesi i prokurorisë thotë që plumbi që vrau njërin nga demonstruesirt ishte direkt dhe tjetri, në mënyrë të paturpshme thotë që ishte rikoshet. Mjafton të dëgjosh të tilla gjëra dhe e kupton se ku jemi”-shprehet deputeti Majko.
Thirrjet e ambasadorëve për drejtësi, thotë Majko duhet të dëgjohen.
“Me respektin më të plotë dhe më të thellë unë mendoj që deklaratat e ambasadorëve duhet të rikthejnë në mënyrë të qartë në vëmendje faktin, se drejtësia në Shqipëri duhet të flasë”-thekson deputeti i PS-së.
Të hënën opozita do të përkujtojë 4 të vrarët e 21 janarit me një tubim përballë kryeministrisë.
“Ne sot kemi të drejtë t’i kujtojmë këta njerëz dhe do t’i kujtojmë me nderim dhe respekt si njerëz që u goditën dhe u vranë se kërkonin të drejtën e tyre, pasi kërkonin një histori të një raporti me ligjin”- përfundon Majko.