E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet njeri kah i rruges Gjirokaster- Tepelene

Pas shumë orësh punë është realizuar hapja e njërit kah të rrugës nacionale Gjirokastër- Tepelenë dhe po punohet për hapjen e kahut tjetër.
Masivet e dherave ranë gjatë ditës së premte përgjatë këtij segmenti, pranë Ujit të Ftohtë.
Gjatë gjithë natës rruga nacionale u bllokua dhe asnjë mjet nuk mund të kalonte nëpërmjet saj.

Policia e qarkullimit njoftoi drejtuesit e mjeteve një ditë më parë të lëviznin nëpërmjet një destinacioni tjetër nga Vlora dhe Saranda.

Grupet e punës thonë se janë të gatshëm të ndërhyjnë në çdo segment të rrugës Gjirokastër-Tepelenë në rast se do të ketë shkarje të dherave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›