Moti i keq, del nga shtrati lumi Kir,Vjosë,ujëmbledhësi i Banjës
Të tjera rreth shkrimit FOTO/Përmbytjet në të gjithë vendin Fier, lumi Gjanica doli nga shtrati /FOTO /VIDEO VIDEO/Situatë problematike dje në Durrës VIDEO/ Përmbytjet në Maliq të Korçës FOTO/ Në Lezhë 30 shtëpi nën ujë FOTO/ Përmbytjet në Urën Vajgurore, evakuohen banorët Kukësi dje 12 orë pa drita, stuhia dëmtoi linjën 110 KV VIDEO/ FOTO/Gjirokastër-Tepelenë, radha mjeteve 6 km
TIRANE - Shqipëria gjendet nën pushtetin e ujit dhe të borës. Reshjet e mëdha të shirave të ditëve të fundit kanë përmbytur mijëra ha tokë, dhjetra shtëpi, ndërsa rrëshqitjet e masivëve të dheut kanë izoluar akset nacionale. Në Shkodër sot në mëngjes është raportuar për përmbytje të tokave në fshatin Bardhaj pasi është dëmtuar argjinatura e lumit Kir. Në Gjirokastër aksi nacional Gjirokastër-Tepelenë mbetet i bllokuar për shkak të masivëve të dherave të cilat mbajnë të izoluar këtë aks prej më shumë se 24 orësh. Në Vlorë doli nga shtrati lumi Vjosë.
LEZHE, NE SHENGJIN UJE DEMTOI BANESA E BIZNESE
Prurjet e lumit rrezikojnë fshatin Fermë të komunës Novoselë. Kjo situatë vjen si shkak i reshjeve të mëdha të shiut që kanë rënë ditët e fundit, të cilat kanë nxjerrë në pah problematikat e mos pastrimit të shtrateve të lumejve, por dhe mos pastrimin e kanaleve kulluese. Gjatë ditës së djeshme pati përmbytje edhe në Lezhë, në fushat e Maliqit të Korçës dhe Berat e Durrës. Nga ana tjetër veriu i vendit Puka dhe Kukësi janë të mbuluara nga bora.
Në Shëngjin të Lezhës situata për shkak të përmbytjeve duket mjaft problematike. Reshjet intensive të shiut dhe prurjet në lumin Drin kanë përmbytur banesa të tëra si dhe kanë dëmtuar mjaft biznese. Kryetari i Komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj tha se po ndërhyhet në afërsi të portit, ku po krijohet një çarje që do të mundësoje rrjedhjen e ujit direkt në det. Sipas Kaçajt, kjo njësi vendore ka ngritur një komision për vlerësimin e dëmeve, me qëllim lehtësimin sadopak të bizneseve të prekura nga kjo përmbytje. Ndërsa prefekti i Lezhës Pal Dajçi vlerësuar angazhimin e komunës së Shëngjinit për përballimin e situatës së krijuar. Bizneset pranë portit të Shëngjinit, aty edhe ku janë vendosur cisternat e naftës, të cilat vlerësohen si shkaktarë të këtyre përmbytjeve, kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Pas ndërhyrjes që ka nisur mëngjesin e sotëm pritet që situata në Shëngjin të përmirësohet në vazhdim.
RRESHQITJE DHEU NE QAFEN E KALASE SE LEZHES
Ndërkohë rrëshqitjet e dheut në qafën e Kalasës së Lezhës po rrezikojnë dhjetëra banesa. Ato janë të kërcënuara nga ky erozion i vazhdueshëm, dhe kjo duket fare mirë që nga plasaritjet e tokës. Shirat e ditëve të fundit kanë nxjerrë në pah edhe një tjetër anë të kësaj situate, pasi trotuari i rrugës së kalasë është gërryer nga poshtë, duke rrezikuar shembjen e rrugës nga lëvizjet e automjeteve. Banorët ndjehen të kërcënuar nga ky fakt, pasi sipas tyre, mungesa e mureve mbrojtës në këtë investim të rëndësishëm është bërë shkak për këto rrëshqitje të dheut. Nga këto gërryerje të dheut po rrezikohen dhe muret fortifikuese të kalasë, fakt i cili pranohet edhe nga përgjegjësi i monumentëve të kulturës në Lezhë, Dedë Margjoni. SIpas tij, firma zbatuese e projektit duhet të verifikojë dhe riparojë dëmet e shkaktuara.
SHKODER, RIKTHEHEN PERMBYTJET
Ora 10: 35 Në Shkodër është dëmtuar argjinatura e lumit Kir duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore në fshatin Bardhaj. Banorët bëjnë apel për ndihmë dhe kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë për riparimin e argjinaturës pasi thonë se argjinatura e ndërtuar ishte provizore.
GRAMSH, DEL NGA SHTRATI UJEMBlEDHESI I HEC BANJE
Ora 10: 00 Prurjet e mëdha të lumit Devoll kanë tejmbushur ujëmbledhësil e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh, çka ka detyruar hapjen e një prej portave shkarkuese. Uji ka vërshuar në aksin nacional Elbasan- Gramsh, duke e bërë momentalisht të pakalueshëm. Uji ka vërshuar mbi urën e Shushicës duke e bërë të pakalueshme për mjetet.
VLORE, DEL NGA SHTRATI VJOSA, RREZIKOHEN TRE FSHATRA
Ora 09:00 Reshjet intensive kanë nxjerrë nga shtrati edhe lumin Vjosë në Vlorë tek Ura e Mifolit. Si pasojë, disa banesa janë përmbytur dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore gjenden nën pushtetin e ujit në fshatin Pishporo, Bishan, Novoselë dhe të tjera zona buzë lumit. Mëngjesin e sotmë 3 shtëpi janë dëmtuar, pasi ambjentet e brendshme të tyre kanë qenë të mbuluara nga uji, duke izoluar banorët nga të gjitha anët. Sipas korespodentit të A1 report në Vlorë, mosfunkionimi I kanaleve kulluese ka bërë që Vjosa të fryhet tej mase dhe të dalë nga shtrati, megjithatë situate po monitorohet nga shtabi I emergjencave civile.
AKSI GJIROKASTER - TEPELENE I PAKALUESHEM, SHEFI I SIGURISE: SITUATA E RREZIKSHME
Ora 08:00 Në një prononcim për TV A1 Report Xhemil Biraci, shefi i sigurisë rrugore e quajti situatën shumë të rënduar dhe i bëri apel drejtuesve të automjeteve të mos marrin këtë aks, por të devijojnë drejt Llogarasë. Aksi Gjirokastër- Tepelenë është i bllokuar totalisht që prej orës 16:00 të ditës së djeshme
“Ka 48 orë që në aksin Subash- Tepelenë gjëndja është shumë e rënduar. Ka pasur masivë dheu shumë të mëdha. Kemi marrë masa për devijimin e drejt Llogarasë. Masivët e dherave kanë bllokuar aksin në disa vende. Që prej 16:00 aksi është i bllokuar totalisht. Në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Rrugëve ne po përpiqemi të devijojmë lëvizjen e automjeteve drejt Llogarasë”- tha Xhemil Biraci në një prononcim telefonik për Tv A1 Report.
Ai tha se për rreth 4-5 orë situata rruga mund të zhbllokohet. I pyetur nëse ky aks ka qenë problematik dhe a do të jetë i tillë dhe në ditët e ardhshme shef i sigurisë rrugore në policinë e Gjirokastrës tha: “Ka pasur problem që në ndërtimin e këtij aksi nëse do të ketë reshje ajo sërish do të bllokohet”
Në mbrëmjen e djeshme një masiv dheu ka rënë 100 metra larg zonës së “Ujit të Ftohtë” duke bllokuar në rrugë 22 autobusë. Masivi i dheut arrinte lartësinë e 7 metrave dhe 30 metra gjerësi. Katër fadroma shkuan në vendngjarje për të bërë të mundur hapjen e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit por deri sot në orën 08:00 të mëngjesit rruga mbetet e pakalueshme. Autobusët janë kthyer mbrapsh.
Dje pasdite kreu i Drejtorisë Rajonale të Rrugëve Paqësor Aliko, ka dhënë alarmin për drejtuesit e mjeteve që të mos frekuentojnë aksin pasi masivi i dheut që konsiderohet deri në 500 metër kub, nuk ua mundëson dot lëvizjen. Masivë dheu kanë rrëshqitur nga malet në aksin Gjirokastër- Tepelenë që prej orëve të para të mëngjesit të 18 janarit duke bllokuar disa automjete. U desht ndërhyrja e Drejtorisë Rajonale të Rrugëve që të lironte të paktën me një aks rrugën. Ndërsa rrëshqitjet kanë vazhduar dhe pasditen e djeshme.
FIER BIE NIVELI I UJIT, PROBLEM LLUCA
Ora 07:00 Në Fier niveli i ujit në banesat dhe subjektet tregtare që ndodhen pranë lumit Gjanicë ka rënë sot në mëngjes. Dalja nga shtrati e lumit Gjanicë bëri që banorët e lagjes 1” maji” të evakuohen nga shtabi i emergjencave dhe bashkia. Rreth orës 14.30 të ditë së djeshme banorët kërkuan ndihmë pasi dy persona ishin bllokuar si rezultat i rritjes së nivelit të ujit.
PUKE PROBLEME ME ENERGJINE, I IZOLUAR VERMOSHI
Në Pukë janë të izoluara nga bora komuna e thellë e Iballës. Po punohet për zhbllokimin e saj. Të gjitha akset janë të kjalueshme me zinxhirë. Në të gjithë rrethin e Pukës mbrëmë nuk ka patur energji elektrike, ndërsa sot është rikthyer energjia në disa zona. Në rrethin e Malësise së Madhe Vermoshi është i bllokuar nga bora, ku trashësia arrin në 50 cm.
BORA IZOLON KOMUNEN LEKBIBAJ
Reshjet e dendura të deborës dhe erërat e forta të një dite më parë u kanë shkaktuar dëme banorëve të 12 fshatrave të komunës së Lekbibajt në rrethin e Tropojës. Kryetari i komunës, Gëzim Meshaj, i tha atsh-së se, “trashësia e dëborës është mbi 50 centimetra, por shqetësimi kryesor është dëmtimi i linjës elektrike nga erërat e forta”. Sipas tij, nga erërat e forta janë dëmtuar linjat e tensionit të lartë, ndërsa ka rrëzime të shtyllave të tensionit të ulët. Kjo ka bere që prej ditësh të gjitha fshatrat e komunës të mos furnizohen me energji elektrike. Debora dhe moti i ftohte u kanë sjellë edhe të tjera dëmtime fermerëve të këtij rajoni. “Pemëtaria thuajse është shkatërruar tërësisht, pasi mbi 90 për qind e drufrutorëve janë dëmtuar, duke u sjellë humbje të mëdha fermerëve”, thotë Meshaj. Sipas tij, nuk ka patur dëmtime në banesa. Është kjo arsyeja që banorët e kësaj zone të thellë kërkojnë ndihmë, të paktën për riparimin e defekteve për furnizimin me energji elektrike.
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)