E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy vjet pas padisë, Gjykata e Lartë merr në shqyrtim çështjen e Dashamir Pezës ndaj Berishës

Share

Pavarësisht se deputeti socialist, Dashamir Peza, ka bërë një padi për shpifje ndaj kryeministrit Berisha, Gjykata e Lartë vetëm ditën e djeshme e ka marrë për shqyrtim këtë çështje, duke hedhur shortin se kush do ta gjykojë.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Lartë, mësohet se për gjykimin e kësaj padie të regjistruar në Gjykatën e Lartë me nr.11/11 akti, janë përzgjedhur gjyqtarët Ardian Nuni (Relator i Çështjes), Arjana Fullani, Besnik Imeraj, Guxim Zenelaj dhe Medi Bici.

Zoti Rama, cili është ai burrë i cili ngrihet nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon te shtrati i Dashit dhe të deshve dhe e detyron të largohet natën e lemerisur.

Kjo është deklarata e Berishës, e bërë në Kuvend gjatë 2009-s, e cila ka detyruar deputetin Peza dhe bashkëshorten e tij, që të padisin kryeministrin Berisha.

Ndërsa gjykatat kanë dendur me gjoba deputetët socialistë për shpifje, mbetet për tu parë se çvendim do të japë Gjykata e Lartë për kryeministrin Berisha.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›