Dy vjet pasi u liruar nga burgu per denimin per vrasje arrestohet serish

Një informacion i ardhur në momentin e duhur nga Krimet e Rënda të Drejtorisë së policisë së Tiranës dhe reagimi i menjëhershëm i autopatrullave “Shqiponja”, kanë vënë në pranga një të kërkuar për tentativë vrasjeje.
36-vjeçari Simon Leka, nga Mirdita ishte në kërkim për plagosjen me armë të Erjon Çobës, në muajin gusht në Allias.
Sipas policisë, Leka konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë.
Ai kishte shlyer dënimin me 10 vite burg për një vrasje të kryer në Mirditë, dhe në dy vitet e lirisë, ishte arrestuar edhe një herë për armëmbajtje.