E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dyert e BE, të hapura - mjafton të respektoni rregullat”

23-03-2013 / Gazeta 55

Ambasadori italian, Gaiani

“Dyert e Bashkimit Europian janë të hapura për Shqipërinë”. Kështu u shpreh dje ambasadori italian në Shqipëri, Massimo Gaiani, duke theksuar se “BE nuk është një klub i mbyllur, por është i hapur për të gjithë ata që pranojnë rregullat e unionit”.
Ambasadori italian deklaroi se beson se Bashkimi Europian nuk është një klub i mbyllur, por është i hapur për të gjithë ata që pranojnë rregullat e tij.
“Unë them se ky është një element thelbësor dhe unë nuk shoh asnjë lloj kufizimi në këtë zhvillim. Italia, absolutisht beson se të qenit një klub i hapur është një element themeltar i procesit e sistemit tonë”, theksoi Massimo Gaiani, ambasadori italian.
Ambasadori Gaiani i bëri gjatë një leksioni në Institutin Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare, ku ishte i ftuar së bashku me ambasadoren e Francës, Christina Moro. Dy ambasadorët paraqitën këndvështrimet e tyre lidhur me të ardhmen dhe sfidat e Bashkimit Europian.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›