Dyfishohet suspendimi i Ibrahimoviçit

Komiteti Disiplinor i Ligue 1 ka dyfishuar suspendimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimoviç për kartonin e kuq që mori në duelin kundër Saint-Etienne në fundjavë.
Ylli suedez u përjashtua gjatë humbjes 2-1 në Parc des Princes, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj portierit Stephane Ruffier, 20 minuta para fundit.
Ibrahimoviç pritej t’i mungonte ekipit për një ndeshje, mirëpo suspendimit fillestar i është shtuar edhe një takim dhe ai tani nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Rennesit më 17 nëntor si dhe në duelin kundër kampionit në fuqi Montpellier.