E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramos luan me dhimbje

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka pranuar se është duke vuajtur nga problemet fizike, por vazhdon të luajë për shkak se skuadra vuan nga mungesa e mbrojtësve të lënduar.

Marcelo dhe Fabio Coentrao vazhdojnë të mos jenë në dispozicion për shkak të dëmtimeve, kurse së fundmi për të njëjtën arsye mungoi edhe Alvaro Arbeloa. Andaj, Ramos insiston se ka vendosur të luajë pavarësisht një problemi muskulor.

“Është e vërtetë se nuk ndihem në 100 për qind për shkak të një problemi muskulor. Por, tani nuk është koha të flasim për këtë sepse kemi mungesa të tjera në mbrojtje”, deklaroi ai për Marca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›