Dymbëdhjetë artistë për Çështja D
Ekspozita
Çështja D titullohet ekspozita që ka bërë bashkë 12 artistë të njohur të arteve pamore. E çelur mbrëmjen e së mërkurës në galerinë Harmoni, ekspozita që ka për kurator Ardian Isufin dhe koordinator Genc Përmetin, e ka fillesën në dizajnin grafik.
Albes Fusha, Arben Bajo, Ardian Kapo, Ilir Kaso, Genc Mulliqi, Vladimir Myrteza (Grosha), Najada Hamza, Harri Aleksi, por dhe artistë të njohur ndërkombëtarë si Jonny Detiger, Simone Mazetto, etj., kanë prezantuar punët e tyre në skulpturë, instilacione, projekte arkitektonike etj. Fillesa e ekspozitës nis me një punë historike të Marcel Duchamp, i cili në një apartament të tij për ta bërë më funksional instalon një derë, e cila është plotësuese e tri dyerve. Pra kur njëra hapet mbyllet një tjetër duke na futur në një qëndrim filozofik të qenies humane, ku është kufiri në jetën tonë të përditshme, shpjegon kuratori Ardian Isufi.
Dymbëdhjetë artistë për Çështja D burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip