E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyndje ne Durres nis sezoni turistik me mijera pushues

style=positionrelativez-index2>

Artur Ajazi

Ne Durres ka nisur turizmi fundjavave kjo e ndikuar edhe nga rritja e temperaturave  e cila eshte bere shkak per zbarkimin e qindra turistevenga Kosova e Maqedonia ne bregdet. Dhjetera autobuse nga Prishtina Gjakova Tetova e Gostivari zbarkojne ne Durres dhe bregdetin e tij me turiste te moshave te ndryshme. Per shqiptaret e Kosoves dhe te Maqedonise sezoni turistik mund te konsiderohet i nisur tashme po ngrohja e menjehershme e motit duket se ka zene mat shume nga njesite e sherbimit ne qytetet bregdetare. Burimet nga dogana e Durresit duke ju referuar doganave tokesore pohuan se gjate fundjaves se kaluar me shume se 17 autobuse dhe shume mjete te vogla kane kaluar kufirin duke iu drejtuar Durresit ne fundjave. E njejta situate eshte konfirmuar edhe ne plazh ku shqiptaret nga Kosova Tetova dhe Gostivari kane nisur frekuentimet e para. Ndersa shume nga pronaret e bareve dhe restoranteve kete vit jane me shume optimiste. E shtuna e dhe diela duket se ka nisur shume e mbare per ata. Nje punonjese e nje restoranti qe eshte ne pronesi nga shqiptare nga Kosova ne sektorin Hekurudha dhe prane ne pishave te Shkembi i Kavajes deklaroi se puna tashme per sezonin turistik ka nisur cka do te thote se restoranti ka bere gati te gjithe menyne dhe kapacitetet qe kerkon nje sezon turistik kurse nje shqiptar nga Tetova tha se ne Durres ai pushon prej 10 vjetesh dhe ate po e shfrytezon edhe fundjave. Shqiptaret e Kosoves tashme ne Durres vijne vetem per 2 ore e 30 minuta. Ndersa ne Durres situata mbetet gati e njejta si veren e shkuar por vetem se elementet e ndotjes nuk jane aq te dukshme per shkak se fluksi i pushuesve eshte i ulet dhe vetem ne fundjave. Shqiperia eshte parashikuar si destiancioni kryesor per turizmin gjate vitit 2011 nga institucionet prestigjioze nderkombetare te kesaj linje. Per vitin qe shkoi ndonese ne nje numer te madh turistet sollen me pak te ardhura ne ekonomine vendase sipas statistikave te Bankes se Shqiperise te ardhurat nga turizmi gjate vitit 2010 ishin 1.2 miliarde euro nga 1.3 miliarde euro qe kishin qene ne vitin 2009 ose me nje ulje rreth 100 milione euro. Ndersa viti 2011 e sheh ne nje renditje me te larte Shqiperine per sa i perket sektorit te turizmit. Organizata Boterore e Turizmit e ka renditur kete vit Shqiperine 19 vende me lart vendi i 71-te ne krahasim me vitin 2009 vendi 90 vit me te cilin behet edhe krahasimi ne raport qe ka lidhje me konkurrueshmerine per turizmin per vitin 2011. Sipas kesaj renditjeje e cila vlen per 139 vende Shqiperia eshte kuotuar me 4.01 pike pas Libanit dhe perpara Republikes Dominikane Indonezise Gjeorgjise Egjiptit e fqinjit Maqedoni. Ne raportin e vitit 2011 Zvicra renditet e para duke u pasuar nga Gjermania e cila ka fituar nje pozicion me lart e po keshtu edhe Franca. Ne rajonin e Ballkanit duket se vendi me konkurrues ne fushen e turizmit eshte Shqiperia Mali i Zi etj. Ne kete raport thuhet se pas nje periudhe te veshtire industria e turizmit po ecen me ritme te shpejta fale politikave nxitese nga qeveria e Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›