E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine nje rruge me emrin e Tanit

Ne 3-vjetorin e ndarjes nga jeta te themeluesit dhe ideuesit te Top Media, Dritan Hoxha, nje rruge ne Prishtine ka marre emrin e tij.

Komuna e Prishtines ka vleresuar kontributin e Dritan Hoxhes per krijimin e nje mediaje gjithe shqiptare dhe bashkimin shpirteror te Kosoves me Shqiperine.

“Emri i Dritan Hoxhes e meriton te jete prezent ne Prishtine, sepse eshte nje emer qe integroi shqiptaret me nje media, të cilën nuk e kishim parë deri atëherë se si mund të funksiononte, me nje cilesi qe ishte shumë e mirë per viset shqiptare, me nje kreacion qe ishte shume cilesor, por qe i takonte vetem atij. Ne jemi mirënjohës dhe këtë do ta shprehim edhe permes dhënies së emrit të një rrugë në Prishtinë. Do të përcaktohemi që të jetë diku afër qendrës dhe afër mediave, pasi Dritan Hoxha ia kushtoi jetën mediave dhe zhvillimit të tyre”, tha kreu i Komunes se Prishtines, Isa Mustafa.

Kreu i komunes theksoi se është një dritare shumë e rëndësishme shtrirja e mediave të Shqipërisë në Kosovë.“Uroj që të zhvillohet edhe më tutje, të këmbejmë përvojat, dijet edhe njohuritë”, tha Mustafa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›