E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto në Bruksel: Kosova të jetë pjesë e iniciativave rajonale

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, deklaroi se të gjitha iniciativat janë të rëndësishme për rajonin, pasi ato i kontribuojnë drejtpërdrejt prespektivës së përbashkët për integrim në Bashkimin Evopian.
 

Në këtë kontekst, në takimin e 13-të të Nismës Adriatiko Joniane në Bruksel, Haxhinasto, duke iu referuar anëtarësimit të Kosovës dhe Maqedonisë në këtë iniciativë, nënvizoi se, pavarësisht statusit të vendeve, këto takime sjellin njerëzit më pranë njëri tjetrit dhe për këtë arsye, Shqipëria mbështet përfshirjen e të gjitha vendeve të rajonit.
 

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi Strategjinë e Makro-rajonit të Adriatikut dhe Jonit, strategji e cila do të fillojë të realizohet në dy vitet e ardhshme nga Bashkimi Evropian, ku aktualisht 80 projekte janë në proces.
 

Në fjalën e tij, Zv.Kryeministri dhe Ministri Haxhinasto vlerësoi Nismën Adriatiko-Joniane si një platformë të rëndësishme, e cila garanton zhvillim të qëndrueshëm dhe stimulon rritjen e bashkëpunimit, jo vetëm mes vendeve anëtare, por edhe me BE-në. Në takim ishin të pranishëm ministrat e Jashtëm dhe përfaqësues të lartë të vendeve anëtare të kësaj iniciative: Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Greqisë, Italisë dhe Sllovenisë etj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›