E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyshime per krime lufte EULEX arreston ish-pjesetare te UK-se

Misioni EULEX ne Kosove arrestoi te merkuren 16.03 nente persona nen dyshimet per perfshirje ne krime lufte. Qe te gjithe jane ish-ushtare te UK-se. Misioni EULEX thote se personat e arrestuar dyshohen per vrasje tortura dhe veprime te tjera penale te bera kunder civileve shqiptare dhe serbe te Kosoves si dhe ndaj te burgosurve te luftes ne qendra te paraburgimit ne Kosove ne vitin 1999. Nje urdher arresti kishte edhe per deputetin e parlamentit te Kosoves Fatmir Limaj ish-komandant i UK-se.

Fatmir Limaj ka deklaruar i cili pyet rreth dy ore nga prokuroret e misionit EULEX dhe me pas u lirua eshte shprehur se do te bashkepunoje me organet e drejtesise.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Fatmir Limaj para Tribunalit. Ne vitin 2005 Tribunali Nderkombetar per Krime lufte ne Hage e shpalli te pafajshem Fatmir Limajn

Une se bashku me bashkeluftetaret e mi kemi punuar per ta cliruar Kosoven. Kam pasur fatin dhe ndihmen e zotit qe te punoj edhe per ndertimin e Kosoves. Porosia ime per qytetaret eshte se krejt potencialin tim familjar dhe njerezor e kam dhene per clirimin e Kosoves sikurse krejt potencialin tim intelektual profesional dhe fizik e kam dhene ne sherbim te ndertimit te vendit ne periudhen kur e kam pasur rastin.

Me 30 nentor te vitit 2005 Tribunali Nderkombetar per Krime lufte ne Hage e shpalli te pafajshem Fatmir Limajn i cili ne shkurt te vitit 2003 ishte akuzuar per perfshirje ne krime kunder civileve shqiptare dhe serbe gjate luftes se vitit 1998. Misioni EULEX nuk ka bere te ditur identitetin e te akuzuarve shumica nga te cilet tashme jane arrestuar mirepo ne fletarrestin e siguruar behet e ditur se ata jane ish- pjesetare te Ushtrise lirimtare te Kosoves.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›