Optimizem per marredheniet shqiptaro-serbe 7 vjet pas trazirave te marsit

Ish- kryeministri i Kosoves ne vitin 2004 aktualisht minister i Rendit Bajram Rexhepi eshte i mendimit se relaksimi i raporteve ndermjet serbeve dhe shqiptareve eshte rruga e vetme per integrime evropiane dhe nuk ka rruge tjeter. Raportet nderfqinjesore dhe bashkepunimin rajonal jane parakushtr per integrime evropiane mendon Rexhepi.
Kete e di edhe Serbia edhe Kosova dhe te gjithe. Shpresh here po thuhet se ne kete moment Serbia ka me shume interes per bisedime me Kosoven. Ky eshte nje interes ad-hoc per arsye se Serbia mund ta perfitoje statusin e kandidatit per anetaresim ne Bashkimin Evropian por edhe Kosova me ndertimin e fqinjesise se mire ashtu sie e ka me shtetet tjera te rajonit afrohet me Bashkimin Evropian sic eshte liberalizimi i vizave dhe integrimet evropiane.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bajram Rexhepi minister Rendi
Zbardhja e ngjarjeve te 17 marsit duhet te marre fund
Nderkohe sekretari i shtetit ne Ministrine Serbe per Kosoven ne qeverine e Serbise Oliver Ivanoviq i cili ne kohen e trazirave te marsit te vitit 2004 ishte anetar i kryesise se kuvendit te Kosoves shprehet per Deutsche Welle-n se bisedimet ndermjet Prishtines dhe Beogradit qe filluan disa dite me pare jane vetem fillimi i nje procesi te gjate. Por qe ne fund te fundit sipas tij mund te sjellin nje permiresim te marredhenieve ndermjet serbeve dhe shqitareve. Qe te arrihet kjo duhen qartesuar disa gjera nga e kaluara dhe njera nga keto gjera jane trazirat e marsit te vitit 2004 kerkon Ivanoviq. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sekretari i shtetit ne Ministrine Serbe per Kosoven ne qeverine e Serbise Oliver Ivanoviq
Shpresa per krijimn e besimit mes dy paleve
Une personalisht ne ate kohe kam pasur biseda me shume perfaqesues te Bashkimit Evropian por edhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te gjithe ata ne ate kohe premtonin se pergjegjesit e ketyre trazirave do te dalin perpara drejtesise. Te gjitha keto vazhdojne te mbesin premtime te papermbushura dhe kjo eshte nje ceshtje qe mund te jete pengese per ta rritur besimin ndermjet serbeve dhe komunitetit nderkombetar ne njeren ane dhe ndermjet serbeve dhe shqiptareve ne anen tjeter. Krijimin e besimit te ndersjelle Ivanoviq e vlereson si nje ceshtje qe duhet te ndodhe ndermjet serbeve dhe shqiptareve mendon Ivanoviq.
Nje doze optimizmi per nje permiresim te besimit ndermjet serbeve dhe shqiptareve shfaq edhe ish-kryeministri i Kosoves Bajram Rexhepi. Ka hapesire qe te punohet ne krijimin e nje besimi minimal. Une nuk mund te pres besim te plote por nje besim minimal thote Bajram Rexhepi.
Edhe autoritetet nderkombetare ne Kosove disa here jane shprehur optimiste se dialogu Kosove- Serbi mund te permiresoje marredheniet ndermjet shqiptareve dhe serbeve ku sipas tyre perfitimet nga ky dialog jane te dyanshme.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Lindita aRapi