E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshime për matësit e ujit

Tregtaret thonë se ekskluzivitetin për te vendosur këto sahate, e ka marre ujësjellësi, i cili bashkëpunon me një tjetër kompani, për blerjen e tyre. Për rrjedhoje edhe çmimi, qe duhet te paguajnë abonentët, është disa here me i larte se ai qe ofrohet sot ne treg. Burime nga drejtoria e ujësjellësit thonë se matësit qe shiten ne treg nuk kane elemente siguri, e për rrjedhoje ato nuk janë te përdorshme. Por nga ana tjetër kjo drejtori nuk jep asnjë te dhënë, se ne cilën kompani i blen aparaturat, duke ngritur dyshimet mbi praktika favorizuese. Edhe ish drejtori i Ujësjellësit Mehmet Hasanlame argumenton se pas aksionit për vendosjen e matësve fshihet korrupsioni. Si te mos mjaftonte dyfishimi i çmimit te ujit ne tirane, tashme banoret po përballen edhe me pagesën e detyruar te matësit te ujit prej 24 00 lekesh te reja. Ky aparat vendoset nga ujësjellësi, zyrtaret e te cilit duhet te sqarojnë procedurën qe kane ndjekur ne blerjen dhe shpërndarjen e tyre për abonentët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›