E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër skandal abuzimi ne Austri

Një burrë 80-vjeçar, dyshohet se ka shfrytëzuar seksualisht dy vajzat dhe gruan e tij, ne fshatin St. Peter për me shume se 40 vjet. Lajmi është konfirmuar nga policia vendase, sipas te cilës për këtë çështje ka nisur një hetim qe ne muajin maj, kur dy vajzat, tashme ne moshën 53 dhe 45-vjeçare, kane arritur te largohen nga shtëpia e tyre ne fshat. Si pasoje e përdhunimit për mbi 40 vjet, te dyja vajzat janë gjetur ne gjendje shume te rende mendore. Ato i janë nënshtruar seancave te gjata me psikolog, nga ku është mësuar se mbi to është abuzuar seksualisht, kur vajzat ishin ne moshën 12 vjeçe njëra dhe 4 vjeçe tjetra, për mese 4 dekada. Sipas dëshmive te vajzave mësohet se ato janë kërcënuar me vdekje, ndërsa i ati i tyre i ka goditur ato me sfurk dhe shkop. Me te njëjtat mjete është kërcënuar edhe e ëma e tyre e cila abuzohej rregullisht. Ajo ka ndërruar jete tre vjet me pare. Ndërkohë i dyshuari 80-vjeçar është gjetur ne shtëpinë e tij i shtrire ne toke ne gjendje te fikti dhe aktualisht ndodhet nen trajtim mjekësor. Ai po mbikëqyret edhe nga policia austriake, e cila ka një mandat arresti për 80-vjeçarin. Ndërkohë sa i përket hetimeve, ato vijojnë. Policia ka zhvilluar disa kontrolle ne shtëpinë e tij ne fshatin St. Peter, për te gjetur fakte te reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›