E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uragani Irene godet Amerikën

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikës Obama por edhe autoritetet e Karolines se veriut, Marylandit, Virxhinias, Dleawerit, Nju Xhersit dhe Nju Jorkut, kane urdhëruar nisjen e evakuimit te popullsisë. Ne zonat qe pritet te goditen nga uragani i fuqishëm ne këto shtete janë mbyllur për te paktën katër dite transporti publik dhe biznese lokale. Mbrëmjen e te enjtes dhe ne te gdhire te se premtes, uragani Irene kaloi pranë ishujve Bahamës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale te bizneseve ne këtë zone, pasi popullsia ishte evakuuar. Uragani Irene do te vazhdoje rrugëtimin e tij deri në Nju Jork ditën e shtune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›