Suela Demiri: Me “Gjeniun” rigjeta endrrat e mia Intervistoi: Fjoralba Shahaj
Ajo eshte shembulli me i mire i modelit te nje femre, qe ne skene di t’ia dale shume mire pa qene nje kukull, qe qendron perkrah nje mashkulli qe udheheq programin. Suela Demiri eshte tanime cdo te shtune, pjese e ekraneve te shqiptareve, te medhenj e te vegjel, qe shohin me kenaqesi performancat muzikore te femijeve gjeni. Ne intervisten e meposhtme per “KJ”, Suela Demiri, e cila se fundmi ka marre edhe rolin e regjisores te “Kutia”, deklaron se pavaresisht se ka shume angazhime, nuk eshte nje supernene, por ka nje superfemije qe e mbeshtet ne te gjitha iniciativat e saj. E nese do ta pyesnim nese per ndonje moment ajo do te ishte bere pishman per zgjedhjen e “Gjeniut te vogel” dhe transferimin drejt tv Klan, pergjigjja do te ishte me siguri mohuese. Ajo shpjegon me tej emocionet e paharrueshme te mbremjes te se shtunes, perkrah Al Bano Carrizit, kengetarit ikone nga Italia, i cili per te mbetet nje artist profesionist qe ndihmon kedo qe ndodhet me te ne skene, permes batutave dhe spontanitetit.
Keni kaluar nga spikere e lajmeve, me nje stature disi me te ngrire vizive, ne nje emision me femijet e talentuar, qe ju jep shume mundesi te jepni nga vetja sa me shume spontanitet? Si ndiheni ne kete sfide, e sigurt qe i keni thene kesaj oferte “Po”?
Tashme pasi kane kaluar kater javet e para ndihem shume mire. Siguria nuk me ka munguar qe ne fillim, por tani ndihem e qete, si dhe shume e kenaqur. Mesa duket, ky ishte momenti i duhur per te ndryshuar.
Zakonisht, jemi mesuar t’i shohim femrat ne ekran me se shumti ne rolin e kukulles, perkrah nje mashkulli qe moderon pjesen me te madhe te kohes. Ju do ta pranonit kete rol?
Fakti qe kam nje program te cilin une e drejtoj vete, tregon se nuk e kam pranuar. Gjithsesi ky mendim per femren shoqeruese mendoj se ka kaluar. Ne shumicen e mediave shqiptare ka zonja te cilat i moderojne me sukses programet e tyre dhe kane fituar shume audience.
Keni edhe vete nje vajze qe eshte gati 10 vjece. Me siguri qe ju ndihmon pervoja me te ne komunikimin me femijet.... Po ju, a fshihni nje femije pas femres sharmante qe shohim ne ekran?
Jam perpjekur te sillem me femijet e “Gjeniut” ashtu si sillem me vajzen time. T’i dua njesoj, t’i ndihmoj njesoj dhe t’i keshilloj njesoj. Shpesh luajme se bashku, vecanerisht kur kemi prova ne studio dhe atehere me te vertete qe ndihem femije.
Cila eshte gjeja me e bukur dhe njekohesisht me e veshtire me te cilen jeni perballur ne kete emision? Ndersa kujtoheni, cfare mbani mend nga puntata e pare?
Te bukura ka shume. Jane 30 femije me zera te bukur, nje teater madheshtor, nje staf shume i talentuar, kushte optimale per te punuar ne menyre profesionale... . Asgje nuk me eshte bere e veshtire. Kam pasur nje ndihme shume te madhe nga stafi i “Gjeniut” qe te ndihem sa me mire, si ne shtepine time. Nga puntata e pare mbaj mend emocionet, duartrokitjet dhe perqafimet ne fund te spektaklit.
Keni krijuar preferenca per femijet, apo perpiqeni te jeni e ftohte? Kemi vene re qe kete vit ata jane me shume se te talentuar.
E ftohte une?! Nuk ka mundesi. I dua te gjithe femijet e “Gjeniut” njelloj, uroj per secilin prej tyre qe te jete fitues, sepse te gjithe shume te talentuar dhe te gjithe e meritojne. Kam per t’u ndjere shume keq kur te mbaroje spektakli dhe do te me duhet t’u them Lamtumire.
Surpriza e kesaj jave te “Gjeniu” mbante emrin Al Bano Carrizi. Duam te dime disa pershtypje, jo rralle jepet nje mundesi e tille.
Nje artist profesionist, i cili ta lehtesonte shume punen gjate spektaklit. Shume i mesuar me skenen, ai sillej natyrshem dhe te ndihmonte me batutat e tij. Ishte nje emocion i paharrueshem.
Shpeshhere, marredheniet me profesoret e femijeve nuk jane te lehta. Si ia beni te ruani ritmin dhe qetesine? Keni bere prova per te qeshur sa me shume, para pasqyres?
Jam shume krenare per anetaret e jurise, per menyren e tyre te gjykimit, per individualitetin qe ka gjithsecili. Qesh natyrshem me ta dhe batutat e tyre. Me vjen mire qe kane krijuar kaq shume polemika, diskutime, kane fituar shume vemendje dhe njekohesisht shume simpati nga publiku. Jane nje nga komponentet me interesante te spektaklit.
Se fundmi keni nisur te merreni edhe me regjine e “Kutise”. Nuk lodheni ju?
Nuk lodhem kur punoj, lodhem kur rri pa pune.
Cfare eshte per ju tv Klan?
Institucioni qe me realizoi endrrat, shfaqi Suelen me te mire, me ka zbukuruar dhe me ktheu buzeqeshjen. Zbulova qe ne Klan ka shume miredashje dhe tolerance, dhe mbi te gjitha shume bashkepunim.
Cfare mendoni se do te jepni me shume nga prezantuesit e meparshem te ketij formati ne Shqiperi?
Une i kam dhene ketij spektakli gjithe energjite e mia, perkushtimin tim, gjithe diten time, cdo dite te javes.
Ka ndryshuar dicka per ju tani qe njerezit ju kushtojne me shume rendesi rrugeve apo ne media?
Eshte akoma me bukur te shetitesh ne rruge, eshte gjithmone me bukur te pergjigjesh ne telefon, sepse njerezit me urojne kudo qe te jem, me pershendesin dhe me duan.
Nene, bashkeshorte, prezantuese televizive. Ku ndjeheni me mire dhe si ia dilni t’i menaxhoni te trija keto? Mos valle kemi te bejme me nje supernene?
Nuk jam supernene, por kam nje super vajze, Athiolen, e cila m’i fal te gjitha vonesat, gabimet apo lenien ndonjehere pas dore. Ajo me do pafund dhe pa kushte, duke me bere keshtu nje njeri super me fat.