E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Delina", pas 46 vjetësh rikthehet në skenën e Teatrit të Operas

Pas 46 vjetësh sonte rikthehet në skenën e Teatrit të Operas “Delina”, baleti që kompozoi mjeshtri ynë i muzikës Çesk Zadeja. Vënë në skenë në 64-ën nga koreografi Panajot Kanaçi në premierën e së premtes “Delina”, do të rikthehet e pacensuruar dhe e plotë nën koreografinë e re të mjeshtrit Agron Aliaj, asohere balerin në këtë pjesë, si një nga krijimet më të rëndësishme shqiptare të fondit artistik të Teatrit të Operas.
Delina, risjell në skenë legjendat e hershme arbërore, ku ndërthuren si personazhet, simbolet dhe zhvillimet historike e lirike të dy vëllezërve Arbanit dhe Shotit për Delinën e bukur. Në këtë rikthim të Delinës janë rikthyer edhe elementë që e bënë të ndaluar baletin të rishfaqej në vitet e diktaturës, elementë të tunxhit, që tregojnë për referencën tek muzika amerikane të krijuesit të veprës, e ruajtur e plotë në arkivin e Teatrit të Operas. Një vepër e kompozuar mbi nota epike e sentimentale edhe për një fakt të thjeshtë, se mban emrin e të bijës Delina, të kompozitorit Zadeja. Delina do të shfaqet edhe përgjatë fundjavës në Teatrin e Operas, më 6 dhe 7 mars.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›