E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshime per vdekjen e Mirandes

Peshkopi- Dyshime per vdekjen e Miranda Cemallit, nenes se dy femijeve te mitur, trupi i te ciles u gjet pas 12 ditesh kerkimesh ne ujerat e lumit Drin, 10 kilometra nga qyteti i Peshkopise. Policia e Dibres ka nisur hetimet edhe per dy pistat e tjera, ate te vrasjes dhe te shtytjes ne vetevrasje. Shkak mendohet te jete nje informacion qe agjentet kane marre per raportet e ciftit dhe mosmarreveshjet e here pas hershme. Burime zyrtare thane se megjithese nga keqyrja paraprake e trupit nuk u gjet asnje shenje dhune, do te priten analizat perfundimtare nga Mjekesia Ligjore ne Tirane, pasi dje jane derguar edhe kampione te gjakut dhe elemente te tjere per ekspertize. Nje tjeter fakt interesant per grupin hetimor mbetet edhe zhvillimi i ceremonise mortore gjate dites se djeshme, ku familjaret e bashkeshortit te viktimes kane pritur ngushellime ne fshatin Brezhdan, kurse familjaret e Mirandes kane pritur te afermit ne nje lokal ne qytetin e Peshkopise. Humbja e 38 vjecares eshte konsideruar si misterioze dhe bashkeshorti i viktimes, Lulezimi, ka dhene per policine nje alibi te forte.

Ne daten 17 nentor ai eshte nisur nga Peshkopia per ne Durres me qellim qe te merrte dy femijet pasi gjyshja ishte shume e semure. Cifti prej shtate vitesh jetonte ne plazhin e qytetin bregdetar, ndersa kishte vendosur te rikthehej ne Diber per shkak te semundjes te se moshuares. Gjithsesi kjo alibi nuk i ka penguar hetuesit te investigojne rreth konflikteve ne familje dhe arsyeve qe cuan ne mbytjen e Miranda Cemallit ne ujerat e lumit Drin. Ekspertet deklaruan se nuk kishte shenja dhune ne trupin qe kishte nisur te dekompozohej. Do te ripyeten edhe nje here familjaret, qe jane shprehur se mesditen e 17 nentorit Miranda pasi kishte bere punet e shtepise, ishte zhdukur ne menyre te mistershme.

Ndonese nena e dy femijeve eshte varrosur ne fshatin e burrit, ceremonia e pritjes eshte organizuar e ndare, ku njerezit e Lulzimit prisnin per ngushellime ne fshatin Brezhdan, te afermit e Mirandes jane pritur ne nje lokal ne Peshkopi, por nuk dihet arsyeja pse ceremonia eshte bere e ndare.

"Hetohet ne te gjitha pistat"

Trupi i Miranda Cemallit u gjet mesditen e se merkures afer fshatit Vaj Mdhej te komunes Muhurr, rreth 10 km larg qytetit dhe vendit ku banonin te afermit. Ekspertet nuk konstatuan shenja dhune ne trupin qe ishte dekompozuar pjeserisht, ndersa u mendua per nje vdekje aksidentale dhe nje vetevrasje ne rrethana e per motive te paqarta te 37 vjecares. Diten e djeshme grupi hetimor mori ne konsiderate edhe dy pista te reja, ate te vrasjes dhe hedhjes se trupit ne lum dhe shtytjes ne vetevrasje pas konflikteve te mundshme ne familje. Burime zyrtare te policise thane se kane marre ne konsiderate te gjitha pistat e mundshme dhe pse presin analizat nga Mjekesia Ligjore ne Tirane per te dhene nje konkluzion perfundimtar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›