E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet vrasesi ne grabitje i emigrantit

Devoll- Grabitja me pasoje vdekjen e nje emigranti, tete vjet me pare ne fshatin Kapshtice te Devollit, vetem dje ka mundur te kete autorin e saj te arrestuar. Ilir Qose, 38-vjec, eshte ndaluar si person i shpallur ne kerkim per kete krim, ndersa Gjykata e Korces e ka denuar me 20 vite burg. Burime te policise se Devollit bene me dije dje per gazeten "KJ" se Qose eshte kapur ne fshatin e tij, Kapshtice, ku ishte kthyer nga jashte vendit disa dite me pare.

Sipas dosjes qe disponon organi blu, 38 vjecari, ne 4 nentor te vitit 2000, ka grabitur disa emigrante, ku njeri prej tyre ka gjetur vdekjen pasi eshte qelluar me arme automatike. Ngjarja ka ndodhur ne dalje te fshatit Kapshtice, ku Qose i kishte zene prite nje grupi klandestinesh qe do te kalonin ilegalisht kufirin per ne Greqi. Nen kercenimin e armes ai i ka kerkuar grupit te emigranteve te boshatisnin xhepat.

Nje prej tyre eshte shkeputur nga grupi duke tentuar te arratiset, por Qose ka qelluar ne drejtim te tij me bresheri kallashnikovi, duke e lene te vdekur ne vend. Qe prej asaj kohe i denuari ishte larguar ne drejtim te shtetit fqinj. Interpol Tirana kishte bere edhe shpalljen ne kerkim te 38 vjecarit pas hetimeve te kryera dhe deshmive te dhena nga te demtuarit. Dosja hetimore i kaloi ne ate kohe Prokurorise se Korces dhe me pas Gjykates se Faktit per proces.

Ne perfundim te gjyqit, Qose eshte denuar me 20 vjet burg ne mungese, per vepren penale te "grabitjes me pasoje vdekjen". Burime te policise bene te ditur se ne baze te informacioneve te sakta, ishte mundur te mesohej se Qose ndodhej i fshehur ne shtepi, ku dhe agjentet pas nje operacioni te zhvilluar mengjesin e djeshem ne Kapshtice, bene arrestimin e 38 vjecarit pa asnje rezistence. Po diten e djeshme, policia e Devollit beri dorezimin e te denuarit per blute e Burgjeve, me qellim izolimin ne qeli.

Daniela Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›