E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stafilokoku, 40 per qind e shqiptareve e marrin ne spital

Nje pacient shqiptar qe i nenshtrohet nderhyrjeve kirurgjikale ka "shanse" te marre infeksione spitalore dy here me shume se nje shtetas i Bashkimit Evropian. Alarmi eshte dhene dje, gjate Konferences Kombetare te Kirurgjise. Sipas mjekeve specialiste, shkaku kryesor qe con ne nje perfundim te tille, eshte mungesa e higjienes se pastertise dhe shpesh problemi i duarve te palara. Po ashtu ka edhe probleme me perdorimin e materialeve baze dhe metodave tashme te vjetersuara te sterilizimit te mjeteve. Sipas studimit te kirurgut Arben Gjata, rezulton se rreth 12 per qind e personave te operuar marrin infeksione spitalore ne plage dhe ne 40 per qind te rasteve, ata preken nga stafilokoku. Ndersa kirurgu Besim Elezi u shpreh se, me se shumti, infeksionet spitalore merren si pasoje e pisllekut. Ndersa perfaqesuesit e sindikates se shendetesise u shprehen se aktualisht ne spitale, ka doreza dhe alkool por jo ne mase te mjaftueshme. Nga ana tjeter edhe uniformat e mjekeve perbejne shume problem ne kete aspekt. Studimet me te fundit tregojne se infeksionet qe marrin pacientet nga spitalet eshte me e larte se mesatarja ne vendet e BE-se. Edhe specialistet e tjere ngriten shqetesimin se shpeshmeria e infeksioneve spitalore ne vendin tone eshte mjaft e larte. "Nje pacient i cili e merr kete infeksion gjate operacionit, ka dy here me teper mundesi per te vdekur se sa nje tjeter", thone mjeket. Nga ana tjeter, antibiotiket qe mbrojne pacientin ne spitalet tona kane dale nga qarkullimi me kohe ne spitalet e vendeve te tjera te Evropes. Prania e stafilokokut ne sallat tona te operacioneve ka bere disa here qe ato te mbyllen. Masa te tilla jane ndermarre sidomos pasi pati paciente qe nderruan jete pikerisht per shkak te infeksioneve spitalore. Por, pak dite me pare ndodhi nje fenomen tjeter. Edhe pse salla e kardiokirurgjise ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" ka rezultuar me mikrobin e stafilokokut, ajo nuk eshte mbyllur. Shkak eshte bere mungesa e standardeve, te cilit mjeket t'i referohen per te identifikuar mikrobet ne sallat e operacioneve.

Te sapo operuarit rrezikojne jeten ne salla

Sipas nje studimi te kryer nga kirurget shqiptare, pacientet pervec semundjes qe kane, gjate kohes se qendrimit ne spital mund te preken nga infeksionet spitalore. Madje, ne vendin tone mendohet se gati 50 per qind e pacienteve behen bartes te ketyre infeksioneve. Ose e thene me qarte, 1 ne 2 paciente, kur del nga spitali ka marre edhe nje tjeter infeksion, i cili duke qarkulluar gjithmone brenda mureve te spitaleve, ka krijuar rezistence ndaj medikamenteve. Gjate nje kontrolli te zhvilluar nje vit me pare nga Drejtoria e Higjienes se Tiranes, ne QSUT u konstatuan nje sere problemesh me cilesine e pastertise, qe fillonin qe nga lageshtira ne dhomat e pacienteve e deri te mbingarkesa bakteriale ne dhomat e operacionit. Gjithmone ekziston rreziku qe sallat e operacionit te mbingarkohen me mikrobe, por problemi eshte se ne Shqiperi kjo rrezikshmeri eshte me e theksuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›