E Diel, 1 Nëntor 2026

"Dyshimet ndaj GJND, shkelje e së drejtës ndërkombëtare"

“Ky propozim, me të cilin bëhet thirrje për negociata për çështjet e pazgjidhura, përkatësisht për çështjen e pavarësisë së Kosovës, është manovër jokonstruktive, me të cilin synohet që të vihet dyshim në mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, i tha Sharbonije, gazetës beogradase, Pres.

Ai mëtutje ka theksuar se për Francën, mendimi i gjykatës është shumë i qartë, pasi me shumicë të madhe ka vlerësuar se asnjë prej argumenteve kundër pavarësisë së Kosovës, nuk është i pranueshëm.

“Vënia e dyshimit në këtë interpretim do të thotë kundërshtim i GJND-së dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare”, vlerësoi Mishel Sharbonije. /REL/Start/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›