E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZGJOHU!: Shtetësi për shqiptarët jashtë kufijve

Kjo ide është hedhur së fundit nga disa akademikë shqiptar në Tiranë, me një kërkesë bërë presidentit të Republikës, Bamir Topi për dhënien e nënshtetësisë shqiptare.

ZGJOHU! konsideron që përkujdesja institucionale e Tiranës zyrtare për shqiptarët jashtë kufijve administrativ të Shqipërisë duhet të formalizohet dhe ky hap mundëson lehtësimin e komunikimit ndërshqiptar në Ballkanin veriperendimor dhe diasporë.

“Shtetësia është e drejtë kushtetuese, por edhe marrëdhënie juridike dhe politike e qytetarit me shtetin, që rregullon marrëdhëniet ndërmjet qytetarit dhe shtetit. Lëvizja ZGJOHU! ka pranuar kërkesa të panumërta nga shqiptarët e Maqedonisë që të ngre zërin rreth vështirësivë të tyre për t'u pajisur me shtetësi të Maqedonisë. Sipas raporteve jozyrtare, rreziku për ta dëmtuar barashpeshën etnike në vend ka lënë me dhjetëra mijëra shqiptarë të Maqedonisë pa nënshtetësi krahas plotësimit të kushteve”, thekson kjo lëvizje.

Më tej thuhet se kur bëhet fjalë për maqedonasit, Maqedonia është një shembull i mirë për t'a ilustruar përkujdesjen e mirëfilltë institucionale të shtetit amë për qytetarët maqedonas jashtë kufijve të vet, por jo edhe për shqiptarët nga Maqedonia që jetojnë jashtë shtetit si dhe ata të cilëve ju mungon shtetësia e Maqedonisë për arsye të paqarta. Në vitët e fundit, Maqedonia, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në përkrahje të bashkëkombasve të vet në Bullgari, Greqi, Kosovë dhe Shqipëri.

Vite me rradhë Qeveria e Maqedonisë angazhohet në mënyrë të veçantë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të komunës Liqenas (Pustec) në Shqipëri. Lëvizja Zgjohu! thekson se Kuvendi i Shqipërisë duhet të ndryshojë edhe ligjin për kodin zgjedhor pas ndryshimit të Ligjit për Shtetësi, duke ju dhënë mundësi shqiptarëve jashtë kufijve që të marrin pjesë në zgjedhje.

“Ngjajshëm si në rastin e Maqedonisë, pas ndryshimit të Ligjit për Shtetësi, Kuvendi shqiptar duhet të ndryshojë edhe kodin zgjedhor duke mundësuar votimin e shqiptarëve jashtë Shqipërisë (të cilët do të pajisën me shtetësi shqiptare) në zgjedhjet e përgjithshme të Shqipërisë duke mundësuar zgjedhjen proporcionale të deputetëve shqiptar nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, lugina e Preshevës, çamëria dhe Diaspora të cilët do t'i përfaqësonin interesat e pjesës së popullit shqiptar që jeton në këto shtete.

Pasi që këto qytetarë dhe deputet nuk janë taksapagues dhe kontribues në buxhetin e Shqipërisë, mandati i tyre duhet të definohet përputhshmërisht. Ky veprim nuk ndryshon fare nga ajo që Maqedonia dhe shtetet tjera janë duke e zbatuar tashmë dhe nuk duhet të interpretohet ndryshe nga këto praktika tashmë të vendosura dhe të përkrahura”, thekson kërkesa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›