E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshimet, ne Gerdec shpertheu 500 tone barut

Grupi hetimor qe po heton mbi tragjedine e Gerdecit, dyshon se sasia e municionit qe ndodhej ne fabrike arrinte ne 500 tone barut qe ishte grumbulluar nga procesi i demontimit. Nga ana tjeter, sipas burimeve, mendohet se ne fabrike ka pasur dhe mbi 10 mije predha te plasura e te paplasura te kalibreve te ndryshme, perfshi edhe fisheke. Nga verifikimet e bera te dokumenteve te sekuestruara ne Ministrine e Mbrojtjes dhe Shtabin e Pergjithshem, ka rezultuar se sasia e armeve qe kane hyre per ne fabriken e Gerdecit ka qene e madhe, duke sjelle edhe pasojat tragjike te 15 marsit gjate eksplodimit. Ky vleresim eshte bere edhe nga ekspertet amerikane te ATF-se qe kane nxjerre disa konkluzione per shperthimin tragjik. Sipas burimeve, nga te gjitha depot e vendit tone jane transportuar municioneve me ane te kamioneve te ushtrise. Nga verifikimi i dokumenteve behet e ditur se ne fabrike kane hyre me shume fisheke, por ka pasur edhe nje numer te madh predhash, te cilat duhet te demontoheshin. Ekspertet e ATF-se kane shpjeguar edhe pasojat qe shkaktoi ngjarja, 26 te vdekur dhe rreth 300 te plagosur, pasi perqendrimi i barutit ne konteniere ka qene i madh dhe nuk ishte levizur. Burime nga ana e prokurorise kane bere te ditur se sasia e madhe e municioneve qe ishin vendosur ne ate fabrike ka qene edhe arsyeja kryesore e rezultatit tragjik. Mesohet se do te verifikohen edhe te dhenat e tjera te dokumenteve qe jane sekuestruar ne fabriken e Gerdecit, per te pare hyrje-daljet e mjeteve, sasite dhe procesin e demontimit. Kjo per te verifikuar nese sasia e hyrjes ka qene me e madhe apo jo ne lidhje me sasine e demontimit. Nga ana tjeter do te verifikohen edhe urdhrat e nxjerra per te furnizuar me municione Gerdecin, per te pasur nje ide edhe me te qarte te menyres se furnizimit te kesaj fabrike me municione ne periudha kohore te caktuara. Burimet kane konfirmuar se do te shihet edhe bilanci i predhave te gjetura ne fabrike te pashperthyera, gezhojave te ketyre predhave, per te pare nese ishin te demontuara.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›