"Te denohen njerezit qe rrembyen babane"
Vetem pak ore sapo prokuroria kishte njoftuar per mbylljen e hetimeve dhe dergimin e dosjes ne Gjykaten e Krimeve te Renda, duke marre te pandehur kater persona, djali i te ndjerit Remzi Hoxha, Ardiani, dha nje interviste per gazeten "Koha Jone", ku shprehet se ne kete ngjarje ka dhe te pakten 5 persona te tjere te implikuar. Mes tyre, ai permend edhe ish-kreun e SHIK, Bashkim Gazidede, nderkohe qe i ben thirrje Presidentit Bamir Topi e Kryeprokurores Ina Rama qe ta ndjekin kete ceshtje deri ne fund, qe te mos deshtoje, sikurse pese vite me pare.
Zoti Hoxha, besoj se jeni vene ne dijeni te lajmit qe Prokuroria e Krimeve te Renda mori te pandehur kater persona per rrembimin dhe torturimin e babait tuaj ne vitin 1995?
Po, lajmin e morem me shume gezim, qe me ne fund ka filluar te funksionoje
drejtesia ne Shqiperi. Edhe pse ende kemi skepticizem, pasi kjo dhimbje e familjes tone eshte duke zgjatur per me shume se 13 vite. Por, ne perseri mbetemi me shprese se nje dite drejtesia do te shkoje ne vend. Nje gje qe tani na shqeteson eshte fakti se edhe 5 persona tjere, me ne krye Bashkim Gazideden, nuk jane ne kete liste. Sidoqofte, ne mbetemi me shprese se se shpejti do te vije dita qe edhe ata te marrin denimin e merituar, por gjithashtu edhe shefat e tyre qe dhane urdher per t'u zhdukur babai im. Ka 13 vite qe ne jemi ne ankth dhe le ta kuptojne te gjithe shqiptaret, qe ne nuk do te heqim dore nga ky proces deri ne zbardhjen 100% te rastit dhe me ne fund t'i gjejme eshtrat e babait tim dhe t'ia bejme varrin ashtu sic e meriton, si hero i kombit shqiptar. Ai ka bere shume per gjithe shqiptarine dhe meriton shume me shume se kaq.
Ju mendoni se ka edhe persona te tjere pergjegjes?
Ajo qe i eshte bere babait tim dhe gjithe familjes tone, eshte bere nga njerezit qe me se paku i duan shqiptaret dhe Shqiperine, dhe ketu perfshihen edhe keta 9-te personat qe e zhduken, se bashku me shefat tyre.
Cfare mendoni per procesin e metejshem?
Shqiperia tani me eshte ne prag te anetaresimit ne strukturat euroatlantike dhe besoj se vetem duke pasur nje sistem te drejtesise te mirefillte mund te arrije atje. Tani le te shohim se a e kane me tere mendje qe ta cojne kete ceshtje deri ne fund, apo edhe kjo eshte edhe nje mashtrim i radhes dhe nje zvarritje e ketij procesi. Le te shohim se njerezit qe udheheqin sistemin e drejtesise a ia duan te miren Shqiperise apo jo, a dot'ia bllokojne rrugen Shqiperise per t'u anetaresuar ne NATO dhe BE apo jo, sepse perderisa ne Shqiperi mund te zhduket njeriu me lehte se nje cope leter nuk mund te shkojme askund.
Pse jeni i bindur se babai juaj eshte zhdukur nga njerezit e SHIK dhe qe eshte i implikuar edhe ish-drejtori Bashkim Gazidede?
Faktin se Remzi Hoxhen e ka zhdukur SHIK-u i Gazidedes e di e tere bota.
Secili shtet i botes e ka kete informate. Madje, ajo eshte publike edhe ne
faqen e internetit te qeverise amerikane, ne faqen ku jepet pershkrimi per
Shqiperine. Pra, keshtu eshte e njollosur Shqiperia. Ne mbetemi me shprese se
kesaj radhe do kete vullnet politik dhe kerkoj publikisht nga Presidenti i
Republikes se Shqiperise, Bamir Topi, qe personalisht te merret me kete
ceshtje dhe njehere e pergjithmone t'i shuaj plaget e familjes tone. Po ashtu
kerkojme edhe nga Kryeprokurorja Ina Rama qe te perdori tere autoritetin e saj ne
menyre qe kjo ceshtje te cohet deri ne fund, ne nje kohe sa me te shkurter.
Bisedoi: Artur Qoraj