Dyshimet per abuzim, heton Avokati i Popullit
Avokati i Popullit edhe nje here tregon kujdesin e tij ndaj qytetareve te pambrojtur dhe kerkon te kryhen hetime mbi dyshimet e abuzimit ne paraburgim me nje te mitur. Burime nga Avokati i Popullit thane dje per "Koha Jone" se konform procedures qe ata punojne, do te nisin hetime me specialistet e tyre per te pare gjendjen ne paraburgimin e Fierit si dhe institucione te tjera izolimi dhe riedukimi te personave te denuar. Sipas nenit 19/1 te Ligjit Nr. 8454, date 4.2.1999, "Per Avokatin e Popullit", ndryshuar me Ligjin Nr. 9398, date 12.05.2005, percaktohet se: "AP apo personat e autorizuar prej tij kane te drejte te hyjne ne cdo kohe, pa kufizim e pa autorizim paraprak, por duke vene ne dijeni titullarin e institucionit, ne te gjitha institucionet e administrates publike, ne burgje, ne vende ku policia ose prokuroria mbajne persona te shoqeruar, te ndaluar apo te arrestuar, (te paraburgosurit), ne reparte apo institucione shteterore, spitale psikiatrike, ne azile, ne shtepi femije, si dhe ne cdo vend tjeter kur ka te dhena dhe cmon se ekziston mundesia e shkeljes se te drejtave dhe lirive te njeriut".
Ligji percakton edhe se hyrja ne te gjitha mjediset e mesiperme mund te behet si per te hetuar nje ankese, nje kerkese ose njoftim te caktuar, ashtu edhe me nismen e Avokatit te Popullit per qellime inspektimi apo studimi. Avokati i Popullit ne keto raste mund te marre takim, te bisedoje ne menyre konfidenciale e pa pranine e personave zyrtare me cilindo person qe ndodhet apo mbahet ne keto mjedise. Gjithashtu, cdo lloj korrespondence e ketyre personave me Avokatin e Popullit nuk duhet te pengohet ose te kontrollohet.
Ne fakt, AP ka kryer nje hetim edhe ne pranveren e vitit qe shkoi. Dhe me 15 qershor 2006, titullari Ermir Dobjani doli me nje raport mbi investigimin e kryer. Nder te tjera ne raport, konstatohej se u krye kontroll ne dhomat e shoqerimit dhe ato te paraburgimit ne Drejtorine e Policise se Qarkut Fier dhe ne Komisariatet ne varesi te saj, si ne ate te Fierit, Mallakastres, Lushnjes dhe Rajonin e Policise Patos. Kontrolli per aq sa u arrit te kryhej, evidentoi nje mori problemesh. Por Dobjani ne raport pohonte se kishte hasur ne pengesa ne kontroll dhe akuzonte per kete drejtorin e Policise Fier Bernard Caushaj, duke kerkuar zyrtarisht dhe marrjen e mases disiplinore ndaj ketij te fundit. Sipas Dobjanit, grupi i AP u pengua te ushtroje normalisht kontrollin ne te gjitha dhomat e paraburgimit. "Qendrimi i drejtorit Caushaj, ishte refuzues per te bashkepunuar ne kryerjen e misionit kushtetues te mbrojtjes se te drejtave dhe lirive themelore te shtetasve por bie ndesh dhe me Kushtetuten tone", verehet ne raportin e Dobjanit.
Hetimi i mundshem vjen nje dite pasi ne "KJ" u publikua deshmia e nje ish-te burgosuri te liruar kohet e fundit. Ai foli mbi dyshimin se nje djale 15 vjecar ishte abuzuar seksualisht ne paraburgim nga disa te denuar.
"Viktima i abuzimit nuk eshte djali yne"
Publikimi i lajmit dje ne "KJ" mbi dyshimet e abuzimi seksual te 15-vjecarit A.H ne paraburgimin e Fierit, ka sjelle reagimin e shtetases Aderie Hodaj. Duke folur me "KJ", Hodaj deklaroi se ka ne burg djalin e saj 17 vjecar Albion Hodaj, i denuar per vepren penale te vrasjes se nje shtetasi. "Une dua te deklaroj publikisht se ne rastin e shkrimit te botuar te dielen ne "Koha Jone" mbi te miturin 15 vjecar A.H. i cili dyshohet se eshte abuzuar permes dhunes seksuale nga persona brenda paraburgimit te Fierit, se nuk behet fjale per djalin tim Albion Hodaj me banim ne Patos". Deklarata e nenes se Albionit vjen per te shmangur aludimin e lexuesve se i mituri qe dyshohet se eshte abuzuar seksualisht eshte djali i saj.
"KJ" duke ruajtur anonimatin e viktimes se dyshuar te abuzimit per shkak te etikes, nuk publikoi identitetin e plote te personit nga rrethi i Fierit, qe sipas deshmitarit te cituar ne shkrim, duke qene ne burg, eshte sulmuar me dhune nga disa te denuar.