E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyshja e muzikes jazz John dhe Bucky Pizzarelli nxjerrin ne treg albumin e tyre te dhjete

Admiruesit e muzikes xhaz kane mundesi te degjojne tani kenget e reja te dyshes John dhe Bucky Pizzarelli te perfshira ne albumin e tyre te fundit Family Fugue. Korrespondenti Doug Levine i Zerit te Amerikes njofton me teper hollesi.

Muzikanti John Pizzarelli eshte ndikuar ne formimin e tij artistik nga krijues krejt te ndryshem qe nga Nat King Cole deri tek grupi The Beatles por frymezimi i tij me i vazhdueshem ka qene i ati Bucky. Njehere Xhoni tha Dashuria e tim ati per muziken ne pergjithesi me ka bere te vleresoj cdo gje qe kam edhe me teper sepse aq shume ai e do ate.

lt--AV--gt

Xhoni dhe Baki e kane te perbashket ate dashuri por gjithashtu ata lujane se bashku kitara solo ne albumin e tyre te ri Family Fugue.  Keta mjeshtra te perfshire edhe ne Katalogun e Kengeve me te Mira Amerikane kane kompozuar kenge te njohura  si All The Things You Are.

Admirimi i ndersjellte per njeri-tjetrin ndjehet mire edhe ne bashkepunimin e dyshes per realizimin e kenges Stardust te kompozitorit Hoagy Carmichael.

Per vite me rradhe stili dhe ritmi i vecante i kitares se Baki Picarelit i dha atij mundesine te punonte pa pushim qofte edhe me reklama televizive. Ai gjithashtu ka bere shume turne neper bote. Shoke te tij muzikante shpesh mblidheshin ne shtepine e familjes Picareli ne Nju Xhersi per te treguar histori dhe per te luajtur muzike. Natyrisht Xhoni dhe motrat e vellezerit e tij festonin se bashku me ta duke kenduar dhe duke u rene instrumentave per ore me rradhe ne dhomen e tyre te ndenjes.

Xhoni mesoi ti bjere banxhos dhe kitares.  Me pas ai mesoi te kendoje dhe ti bjere trumpetes. Duke qene nje admirues i madh i Xhejms Tailor dhe Billi Xhoel ai fillimisht kendonte kenge pop ne restorante dhe pijetore. Ai ishte 20 vjec kur u ngjit per here te pare ne skene se bashku me Bakin dhe 23 vjec kur regjistroi kengen e tij te pare Im Hip Please Dont tell Me Father.

Xhon dhe Baki Picareli kane regjistruar se bashku dhjete albume perfshire ketu dhe albumin e ri Family Fugue. Ne Festivalin e Montereit te Muzikes Zhaz atyre do tu bashkohet vellai i Xhonit Martini ne kitare bas dhe bashkeshortja e tij Xhesika Molaskei si kengetare. Ata do te prezantohen si grupi First Family of Cool.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›