Nikolla Pano Forcat politike shqiptare po perjashtojne njera-tjetren
Zeri i Amerikes Profesor Pano Njezet vjet me pare SHBA rihapen ambasaden e tyre ne Tirane dhe rinisen marredheniet diplomatike me Shqiperine. Cilat jane vleresimet tuaja per kete 20 vjetor cfare kujtoni ose cfare doni te nenvizoni per kete ngjarje
Nikolla Pano Rivendosja e marredhenieve diplomatike shqiptaro-amerikane ishte nje ngjarje e rendesishme ne historine e te dy vendeve. Pas 20 vjetesh mund te shihen arritje domethenese. Jane arritur shume marreveshje bashkepunimi ne nje larmi te gjere fushash si ne diplomaci veprimtari te shume agjencive ndihmuese si USAID shkembime kulturore mes dy vendeve etj. Mendoj se jane marredhenie shume te shendetshme. SBA ka nxitur integrimin e Shqiperise ne sistemin euro-atlantik. Kujtoj se SBA ishin mbeshtetesi kryesor qe Shqiperia te pranohej ne NATO. SHBA ka nxitur nismat qe Shqiperia te perfshihet ne nje larmi te madhe veprimtarish ne Ballkanin perendimor dhe kjo e ka ndihmuar qendrueshmerine e rajonit.
Mendoj se SHBA ka luajtur nje rol te rendesishem ne perparimin qe Shqiperia ka arritur ne planin e jashtem. Ka edhe disa shqetesime qe lidhen me zhvillimin e demokracise ne Shqiperi. Ka patur disa episode shqetesuese ne marredheniet shqiptaro-amerikane si per shembull ngjarjet gjate zgjedhjeve te vitit 1996 por ato tani i perkasin nje periudhe te kaluar.
Rindertimi i marredhenieve diplomatike shqiptaro-amerikane ishte i rendesishem edhe per komuntetin shqiptar ne SHBA. Ai ishte i izoluar per nje kohe te gjate nga atdheu qysh nga vitet 1939-40. Nga rivendosja e ketyre marredhenieve nje numer i madh shqiptaresh erdhen ne Shqiperi edhe si turiste edhe si sipermarres. Ky bashkepunim shtoi lidhjet e komunitetit shqiptar me vendin e tyre dhe ne te ardhmen do te kete lidhje me te shumta mes dy vendeve.
Zeri i Amerikes Keto 20 vjet te rivendosjes se marredhenieve diplomatike te Shteteve te Bashkuara me Shqiperine perkojne edhe me 20 vjet te demokracise shqiptare. fare mendoni per pjekurine e demokracise shqiptare
Nikolla Pano Shqiperia kurre me pare nuk patur nje tradite demokracie. Njerezit ketu kurre me pare nuk kane qene organizuar ne parti demokratike dhe ketu nuk perfshihen vitet e Partise Komuniste. Ne vitin 1991 u pa se mungonte tradita demokratike e cila duhej ndertuar. Edhe pse u ngriten shume parti ato u sollen njelloj si partia e sistemit komunist. Ishte e veshtire te zhdukej ajo mendesi. Partite kishin nje disipline te forte brenda radheve nje lidership te forte mungese tolerance ndaj opozites. Te gjitha keto ishin rregullat e te shkuares. Mendoj se edhe kriza aktuale ka ndikime nga kjo. Per fat te keq tek partite e medha madje edhe tek disa parti te vogla eshte rritur perseri intoleranca.
Jam shume i shqetesuar per kete mungese demokracie tek te gjitha partite politike. Per shembull tek Partia Socialiste sot nuk ka hapesira debati as sa ato te disa viteve te shkuara. Kjo mungese demokracie e partive keto linja te forta parakushtet e shumta dhe ideja se njera e pale e ka mire kurse gabimi qendron tek pala tjeter te gjitha keto e veshtiresojne funksionimin e demokracise dhe klimen demokratike. Keto probleme do te mbeten per sa kohe qe drejtuesit politike nuk do te bien dakord per disa rregulla demokratike.
Njerezit e thjeshte e dine mire se cila eshte demokracia qe duan dhe ata e treguan diten e zgjedhjeve vendore ne 8 maj. Qytetaret shkuan ne qendrat e votimit reporteret thane se ajo ishte nje dite me atmosfere shume te qete e miqesore njerezit votuan per partite e ndryshme dhe te gjithe festuan deri mbremjen e te dieles. Kjo deshire e qytetareve duhet te mbizoteroje edhe tek lidershipi partiak. Ndoshta eshte koha qe qytetaret e ketij vendi tu thone politikaneve te tyre Mjaft se po e pesojme shume keshtu. Integrimi ne BE po vonohet shume tensionet po e demtojne imazhin kombetar po trembin investimet e huaja dhe ne disa raste ndikojne tek turizmi.
shte koha qe qytetaret te shtojne presionin ndaj politikaneve qe ata te ndjekin disa rregulla te sheshojne keqkuptimet dhe ta lene pas tranzicionin postkomunist.
Zeri i Amerikes Kjo sjellje e ashper e politikaneve dhe keto probleme te demokracise shqiptare pritet te pasqyrohen pas disa ditesh edhe ne nje raport te Bashkimit Europian mbi ecurine e Shqiperise ne rrugen e integrimit. Cila eshte pritshmeria juaj ndaj ketij raporti
Nikolla Pano Do te befasohesha shume nese ky raport do te ishte pozitiv. shte nje situate e trishtuar. Te gjithe ishin te qarte per rrugen qe duhej ndjekur. Dihen shembuj si Kroacia qe po ecen para dhe pritet qe te antaresohet ne 2013 ne BE. Po shqiperia ku eshte Nga 12 pikat thuhej se duheshin arritur standartet europiane ne zgjedhje dhe ato nuk u arriten. Po ashtu u kerkuan reforma ne sistemin e drejtesise apo lufta ndaj trafiqeve te gjitha shume te rendesishme. Sic thashe jam i befasuar dhe i merzitur dhe nuk besoj se ai raport do te jete favorizues.
Zeri i Amerikes Si mund te gjendet pika fillestare e mirekuptimit dhe e konsensusit midis partive politike duke toleruar cfare mund ti tolerojne keto njera-tjetres
Nikolla Pano Ketu ka disa ceshtje qe duhen permendur por para se gjithash eshte mungesa e besimit. Partite nuk i besojne njera tjetres. Zoti Rama paraqiti nje dokument me 10 pika qe nuk duket se ka hapesira negociuese por ai deshiron qe ato te pranohen nga pala tjeter. Ekziston nje politike e parakushteve. Nga ana tjeter demokratet thone se ekzistojne te gjitha mundesite ne parlament te miratohen ligje e masa te shqyrtuara nga eksperte nderkombetare. Nese socialistet duan tu bejne ndryshime ketyre ligjeve dhe ketyre dokumenteve ata mund ti bejne ato.
Por secila pale perjashton pozicionin e pales tjeter. Kjo loje nuk mund te sjelle dhe nuk duhet te sjelle me pike politike se gjoja njera pale e ka mire dhe tjetra e ka keq. Ketu flitet per te ardhmen e Shqiperise. Politikanet duhet te harmonizojne veprimet per te ardhmen e Shqiperise ne menyre qe imazhi i Shqiperise te permiresohet qe interesi kombetar te perfshije idete dhe kontributet e te gjithe forcave politike. Derisa te arrihet kjo do te jete e veshtire qe te kete zgjidhje situata e tanishme. Mendoj se eshte e nevojshme qe te kete me shume presion nga populli qe ti thone politikaneve drejtues Ne duam qe ceshtjet te zgjidhen. Mjaft.
Zeri i Amerikes Ka 20 vjet qe ne Shqiperi lufta per pushtet eshte shume e ashper. Asnjera pale qe i humb zgjedhjet nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve. Ju mendoni se kjo mund te jete pika e startit e mirekuptimit te tyre pra qe te njohin zgjedhjet dhe pastaj te kerkojne konsensus
Nikolla Pano Mendoj se partite nuk duhet te presin vitin 2013 qe te arrijne mirekuptimin per reformen zgjedhore. Ajo qe ka ikur tashme eshte e shkuar. Ja per shembull zgjedhjet vendore per Tiranen. Pas dyshimeve per numerimet votat e diskutueshme dhe vendimet e gjykatave tashme eshte e qarte se me nje diference te vogel votash zoti Basha meritoi fitoren ne qytetin e Tiranes. Une besoj shume se me keshilltaret socialiste ne bashki zoti Basha do te bashkepunoje ngushte qe te zgjidhe problemet e qytetit. Duhen disa gjeste qe te krijohet besim mes paleve. Askush nuk duhet te qendroje pa ndryshuar deri ne 2013. fare ndodhi eshte e shkuara dhe te gjithe duhet te shohin perpara.