Dyshohen për shmangie tatimi, u bastisen lokalet

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, e mbështetur nga njësite tjera policore, së bashku me hetuesit e Administratës Tatimore të Kosovës, më 1 gusht, në orët e hershme të mëngjesit kanë realizuar një urdhër-kontrolli, të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Gjilan.
Ky kontroll i detajuar është realizuar në disa subjekte afariste me dyshimin e bazuar se është kryer vepra penale “Shmangie nga tatimi”, njoftoi Policia e Kosovës.
Me këtë rast janë kontrolluar dy shtëpi, dy lokale biznesi, dy depo në Gjilan, si dhe një lokal biznesi në Prishtinë.
Gjatë kryerjes së kontrollit janë konfiskuar tre laptop, tri shtëpiza kompjuteri, si dhe dokumente afariste për periudhën kohore 2007- 2013./Indeksonline/