E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyshohen si autorë të 12 vjedhjeve, arrestohen 3 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Harta”, duke arrestuar 3 persona të akuzuar për 12 vjedhje dhe tentativa vjedhjesh në territorin e Komisariateve të Policisë Nr. 6 dhe Nr. 7.

Si rezultat i hetimeve intensive, u arrestuan tre shtetas, D. Ç., 31 vjeç, B. S., 56 vjeç dhe E. Gj., 33 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Gjatë operacionit u sekuestruan automjeti me të cilin lëviznin për të kryer vjedhjet, si dhe veshje të përdorura gjatë krimeve.

Hetimet kanë dokumentuar disa ngjarje ku autorë të dyshuar janë tre të arrestuarit:

04.12.2025 – vjedhje parash në biznesin e shtetasit G. S., rruga “7 Nëntori”;

07.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në biznesin e shtetasit O. V., në autostradën “Tiranë-Durrës”;

24.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit E. M., në bulevardin “Migjeni”;

08.02.2026, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit A. B., në rrugën “Ribez”;

10.02.2026, kanë vjedhur një shumë parash, në një biznes në rrugën e Prushit;

14.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit A. B., në rrugën e Prushit;

22.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. J., në fshatin Vaqarr;

25.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. K., në fshatin Fushë Mëzez;

25.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. O., në fshatin Fushë-Mëzez.

Ndërkaq, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, janë zbardhur 3 tentativa për vjedhje, të kryera nga 3 shtetasit, më datë 15.02.2026, në 3 kompani në fshatin Marikaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›