Vlorë, goditet me thike 18 vjeçari, vdes në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. 18 vjeçari është goditur me thikë, i cili më pas ka gjetur vdekjen në spital. Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal për një vajzë mes viktimës dhe një bashkëmoshatari të tij
VLORE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në qytetin e Vlorës, kur 18 vjeçari Armir Danaj është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pas një sherri banal për një femër. Policia nuk ka dhënë ende version zyrtar mbi ngjarjen, por sipas hetimeve paraprake mësohet se autori me inicialet A.D në çastin e kryerjes së krimit ka qenë i shoqëruar nga nëna e të dashurës së tij 18 vjeçare shoqe shkolle kjo me viktimën. 18 vjeçari Danaj viktime e kësaj ngarjeje është shoqëruar menjëherë nga një shok i tij drejt spitalit rajonal të Vlorës nga ku ka ndërruar jetë pak minuta më pas. Mësohet se policia ka nisur kërkimet në disa zona, ku mendohet se fshihet autori i ngjarjes. Aktualisht janë shoqëruar disa persona në komisariatin e qytetit. (a.r/news24/balkanweb)