Dyshohet per plagosjen e nje shtetasi ndalohet 19-vjecari

Policia e Kurbinit ka bere te mundur sot ndalimin e nje 19- vjecari identifikuar se Arvanit Dodaj nga fshati Gjorme i rrethit Kurbin. Sipas policise 19-vjecari dyshohet se ne janar te ketij viti ka plagosur me arme zjarri shtetasin me inicialet H.A.
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Kurbin kishte leshuar urdher ndalimin per kete shtetas pasi akuzohet per plagosje te lehte me dashje dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve.
Policia ne momentin e arrestimit i ka sekuestruar dhe nje arme zjarri pistolete Zastava mod-57 te cilen e mbante pa leje.