Dyshohet për shofer të dehur në aksidentin e trefishtë në Laprakë

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë tre automjete, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e policisë dhe ambulanca.
Dyshohet se një nga drejtuesit e mjeteve ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit, por rrethanat e plota pritet të sqarohen nga hetimet.
Deri tani nuk ka ende informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si pasojë e përplasjes.