Dyshohet për therje me thikë

Zyrtari i Qeverisë së Kosovës i cili vdiq dje dyshohet se është vrarë.
Burime të Indeksonline të afërta me organet e hetuesisë kanë bërë të ditur se viktima para se të binte nga ballkoni i banesës së tij ishte therur me një mjet të mprehtë.
Rezultatet e autopsisë kanë treguar se Sopa kishte pas dy plagë në trup nga thika, e më pas ka rënë nga kati i tetë.
Mësohet se kur është kryer ky krim prezentë kanë qenë edhe familjarët e tij.
Në anën tjetër zyrtarët e policisë nuk e konfirmojnë e as nuk e mohojnë këtë.
“Ne nuk dimë asgjë për këtë çështje. Duhet të pyesni prokurorinë”, ka thënë për Ideksonline, Brahim Sadriu zëdhënës i policisë.
Ndërkaq, kontaktimi me prokurorinë ishte i pamundur për shkak se nuk i hapnin telefonat./Indeksonilne/