Dyshohet se hodhën sende të forta në drejtim të policëve, Gjykata e Tiranës liron nga qelia 4 protestuesit e Lapajt

Gjykata e Tiranës ka liruar 4 protestuesit që morën pjesë në tubimin e thirrur nga Lapaj. Ata u arrestuan pas përplasjeve me Policinë.
Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 4 protestuesit e që morën pjesë në tubimin e thirrur nga Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ dhe kryetari i saj Adriatik Lapaj.
Burimet bëjnë me dije se janë liruar nga qelitë shtetasit Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj.
Po ashtu bëhet e ditur se ndaj tyre u caktua masa “detyrim paraqitje”. Kujtojmë se edhe 6 protestues të tjerë, që morën pjesë në tubimin e thirrur nga Lapaj, janë proceduar penalisht.
Protestuesit në fjalë u arrestuan pas përplasjeve me policinë, pas dyshimeve se hodhën sende të forta në drejtim të efektivëve.