“Nuk zbatoi protokollin mjekësor”, mjeku godet me grusht kryeinfermieren, arrestohet nga policia e Tiranës

Një mjek në Tiranë është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se ka goditur një kryeinfermiere në të njëjtin spital ku punonin të dy.
Sipas burimeve zyrtare, mjeku ka pretenduar se kryeinfermierja e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital, me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor”, njoftoi zyrtarisht policia.
Materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.